Menu

Ndërsa priten protesta, vjen levizja surprizë e opozitës

A është vetingu i Bashës një atvrarje? Dhe pse duhet vlerësuar ai?

08.09.2018

Nga Mentor Nazarko

Gjithë opinioni publik është bërë i njohur me një inisiativë të re të opozitës shqiptare të drejtuar nga Partia demokratike për të realizuar të ashtuquajturin vetingun e politikës. Insiativa në pikëpamje formale e legale përfaqësohet nga një set amendamendesh kushtetuese dhe një relacion shoqërues për të futur në sistemin kushtetues shqiptar norma që kufizojnë të drejtën e zgjedhjes së individëve për shkak të të ashtuquajturve- si përkufizohen në tekstin e paraqitur nga opozita- kontakte të papërshtatshme me botën e krimit të organizuar.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Kjo është risia, e kombinuar me shtrirjen e konceptit të ligjit antimafia tek reforma në drejtësi- barra e provës për pasuritë e dyshimta i takon politikanit. Pra në thelb kemi të bëjmë me një kufizim të së drejtës së zgjedhjes së individëve për politikanët. Risia kryesore: prej këtij hapi do duhet të dalin nga politika apo nuk do hyjnë ata që kanë kontakte me krimin e organizuar. Parashikohet në këtë set amendamentesh edhe një nen që nënkupton krijimin e një mekanizmi për kontrollin e figurës. Pra kemi gjithësej kemi pak nene dhe një relacion shoqërues që supozohet se do iniciojnë në sistemin kushtetues shqiptar një reformë të rëndësishme, vijim i reformës në drejtësi, reformë që nënkupton pastrimin thuajse tërësor të institucioneve të shtetit.

Plani formal

Tash për tash kemi në dorë vetëm amendamentet kushtetuese që do mundësonin këtë reformë, pra vetingun e politikës. Këto amendamente nënkuptojnë edhe ekzistencën e një ligji, që do të mundësonte në praktikë, do të zbërthente, do të jetësonte funksionimin e këtyre normave kushtetuese. Në këtë kuptim angazhimi i të ashtëquajturve ekspertë të opozitës nuk mund të vlerësohet i krahasueshëm me atë të reformës së drejtësi që mori disa vite punë, vuri në lëvizje grupe të mëdhenj ekspertësh dhe ndërkombëtare, të financuar qoftë edhe nga Sorosi (siç ishte një nga akuzat e opozitës kur në SHBA erdhi në fuqi një administratë antagoniste e Sorosit). Kemi një bëjmë me një inisiativë që në pikëpamje të angazhimit të ekspertizës është një hap shumë më i vogël dhe i pakrahasueshëm. Megjithatë iniciativa në fjalë duhet të konsiderohet për nga efektet, qoftë dhe propagandistike dhe këtu hyjmë në planin politik të shqyrtimit të këtij hapi të opozitës.

Plani politik

Kjo s’do të thotë që iniciativa e opozitës nuk ka vlerë, përkundrazi ajo është me vlerë të jashtëzakonshme sepse synon të plotësojë vijimin e disa reformave themelore të shtetit- ta mbushë puzzle-n e tyre. Të paktën disa prej tyre kanë dhënë efekt siç është ajo e dekriminalizimit, që përmendet me krenari në relacionin shoqërues të pojektigjit të vetingut, reformës në drejtësi që ka filluar të japë edhe ajo rezultate konkrete. Ky set reformash tërësore me natyrë kushtetuese dhe ligjore nuk do të ishte i plotë, po të mos përfshinte edhe politikanët. Dhe janë disa konsiderata paraprake që mund të bëhen.

Së pari, opozita në hedhjen e këtij hapi ka rimarrë iniciativën politike për Shqipërinë. Kësisoj ngjan se e ka gjetur të papërgatitur qeverisjen ndërsa ditë më parë na krijoi idenë se e kishte zgjedhur rrugën e radikalizimit, bojkotit, por në fakt me këtë hap ngjan se ka zgjedhur rrugën e konstruktvitetit, propozimit, diskutimit dhe pse jo edhe rrugën e gjetjes së konsensusit. Kështu që në këtë kuptim opozita duhet vlerësuar, duhet duartrokitur pavarësisht se që në themel të kësaj iniciative ligjore qëndron një angazhim i kufizuar, i cili madje supozohet që është kryer gjatë periudhës së verës. Por kjo nuk e bën të paragjykueshme gjithë iniciativën në fjalë. Duke shikuar qëllimet e saj-ndonëse jam besnik i një lloj dogme që të mos paragjykohen qëllimet,- do duhet supozuar që kjo mund të jetë edhe një inciativë e mbështetur nga bashkësia perëndimore. Kjo bashkësi natyrisht kur ka konceptuar refomën në drejtësi është nisur nga ideja që në fillim të pastrohet veza dhe pastaj të pastrohet edhe pula. Pra reforma në tërësinë e vet s’mund të konceptohet pa pastrimin e politikës.

Ndaj së dyti, do duhet supozuar që bashkësia ndërkombetare mund të ketë dhënë mbështetjen e saj ndonëse nuk ka prononcime publike të ndonjërit prej ambasadorëve më të rëndësishëm të vendit. Gjithsesi ata e kanë të vështirë të kundërshtojnë një nismë të tillë edhe nëse nuk qëndrojnë vetë pas kësaj iniciative.

Së treti, iniciativa në fjalë mund të këtë karakterin e një testi për të provuar dhe për të krijuar përshtypjen e gjerë në popull se qeverisja për shkak të lidhjeve të papërshatshme me botën e krimit, nuk është e interesuar për të bashkëpunuar me opozitën. Pra ta miratojë këtë reformë që kërkon konsensus, kërkon dy të tretat e votave në parlament. Kjo është një hipotezë që duhet logjike, për shkak të faktit që porjektligji në fjalë i ka elementet e angazhimit të vogël në vëllim, në kohë, në ekspertizë, pra ka elementet e një testi politik. Por ky element nuk e bën atë të paragjykueshme, sepse do na mjaftonte nxitja e një debati publik në lidhje me kontaktet e politikës me krimin, që ta konsiderojë plotësisht të justifikuar një insisiativë të tillë të opozitës.

Së katërti, inisiativa në fjalë mund të jetë edhe produkt i gjetjes së një rruge për të arritur tek një tjetër kompromis i madh midis opozitës dhe qeverisjes, për ato prioritete, që janë lënë të imponuara nga vendimi i fundit i Këshillit Europian, institucioni që bashkon kryeministrat apo krerët e shteteve të BE, përveç dhënies së rezultateve të reformës në drejtësi, kërkohen reforma në administratën publike, reforma zgjedhore apo një set reformash të tjera. Kështuqë në këtë kuptim, në përpjekje për të gjetur, për të hedhur në tavolinë, për të demonstruar konstruktivitet edhe para ndërkombëtarëve, opozita ka zgjedhur këtë kartë si përpjekje për të kërkuar konsensus apo për tu ulur në tavolinë me qeverisjen, dhe ky është një opsion real që mund të qëndrojë në themel të kësaj inisiative.

Së pesti, mundësia tjetër është që mbrapa kësaj mund të qëndrojnë edhe negociata të zhvilluara mes dy palëve, përmes të tretëve, negociatorëve, për të arritur një set reformash, për ta përmbyllur setin e reformave që do t’ia zbardhin faqen Shqipërisë. Do duhet të pranohet që një set i tillë reformash (edhe pa vetingun e politikës) është mjaft i guximshëm, është i paprecedent në të gjithë Evropën Lindore dhe aq më shumë në të gjithë Evropën Kontinentale, për shkak të rreptësisë, stekës së lartë (kufizimin e të drejtës së zgjedhjes) që parashikon për të zgjedhurit politikë, në të gjitha nivelet, përfshi edhe kryeministrin, dhe në këtë kuptim meriton mbështetje, por dhe diskutime të mëdha.

Ka shumë pikëpyetje për atë se cili do të ishte mekanizmi i kontrollit të figurës, a do të vendosën paralelizma me atë të vetingut të drejtësisë, pra a do të përdoret i njëjti mekanizëm siç është ai për gjyqtarët, apo thjesht do të funksionojë mbi bazë të parimeve të ngjashme. Dhe kjo ngelet për tu verifikuar nëse do të kemi në dorë (dhe kur të kemi) një tekst të projektligjit sesi e mendon opozita këtë hallkë themelore.

Fushëveprimi kohor i ligjit dhe a është Basha atvrasës?

Gjithsesi prej projektligjit eventual, nga këto amendamente kushtetues do të kuptohet se cila është shtrirja kohore e kësaj ndërhyrjeje ligjore, sepse sot nuk kuptohet nëse do të prekë edhe ish-kryeministra apo ish-presidentë. Dhe ky është një moment që ka filluar të nxisë ato spekulimet në botën politike, apo mediatike të Tiranës, sipas së cilës mbrapa kësaj iniciative qëndron një përpjekje e Bashës për ta atakuar paraardhësin e vet, Berishën. Po kjo është një pandehmë e cila nuk është për tu marrë në konsideratë për shkak të mungesës së bazueshmërisë së saj. Pse vallë? Pse i duhet? Berisha nuk ka komentuar megjithatë.

Ajo që duhet evidentuar, është fakti që në një situatë të tillë, e gjetur e papërgatitur, apo në përpjekje për të treguar vullnet pozitiv, kundërshtimi i kësaj iniciative do të ishte i gabuar. Ja përse qeverisja nëpërmjet kryeministrit Rama, ka dhënë idenë se do ta mbështesë një iniciativë të tillë, dhe ky është një zhvillim pozitiv gjithashtu. Por nga e thëna në të bërë, ka një det të tërë..