MENU
klinika

Deklarata e ministres franceze

A mund të mbështetet Franca tek SHBA?

16.09.2018 - 12:08

SHBA është një aleat i afërt për Francën, por vendi evropian kërkon autonomi strategjike kontinentale në mbrojtje dhe siguri, tha ministrja franceze e forcave të armatosura Florence Parly.

“Shtetet e Bashkuara janë aleati dhe miku ynë dhe kështu do të mbetet gjithmonë” tha ajo para pak ditësh në një mbledhje parlamentarësh, oficerësh dhe mysafirësh të huaj.

“Bashkëpunimi ynë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është intensiv dhe shumë i rëndësishëm”. 

Parly kishte planifikuar të fliste të enjten me sekretarin amerikan të Mbrojtjes Jim Mattis në Uashington, por ai udhëtim në SHBA u anullua për shkak të uraganit që goditi Bregun Lindor.

“A mund të mbështetemi tek Amerika në çdo kohë dhe në çdo rrethanë?” tha ajo.

“Shikoni deklaratat e presidentit të SHBA, lexoni postimet e tij në Twiteer: Mesazhet e tij janë tepër të qarta. Ne duhet të mbështetemi vetëm tek vetja për të ndërtuar një autonomi strategjike evropiane” – shtoi ajo më tej. 

Por Robbin Laird, një analist, tha se SHBA është shumë prezente në Evropë. “Pavarësisht nga komentet e presidentit për NATO-n dhe nenin 5, administrata e tij ka ndikuar shumë në Evrop”, tha ai duke iu referuar nenit që kërkon gatishmëri nga të gjitha vendet anëtare për t’u bashkuar nëse njëri vend anëtar sulmohet.

Gjatë fjalimit të saj, Parly tha edhe se Franca dhe Gjermania kanë nënshkruar disa projekte për një avion të ri luftarak dhe një tank të ri. Ky është një “hap historik për Evropën, për të ardhmen e pajisjeve tona dhe fuqinë e industrisë sonë”, tha ajo.

Parly gjithashtu bëri thirrje për më shumë bashkëpunim për ndërtimin e pajisjeve ushtarake. “Le të krijojmë një industri të fortë evropiane të mbrojtjes, më stabile, më dinamike, më të pamposhtur”, tha ajo.

Mbrojtja evropiane kurrë nuk ka përparuar kaq shumë, tha Parly, duke përmendur përparimin me krijimin e Fondit Evropian të Mbrojtjes, iniciativës për Bashkëpunim të Përhershëm të Strukturuar dhe Iniciativës për Ndërhyrje Evropiane.

Ky i fundit do të bëjë bashkë tetë vende, përfshirë Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Spanjën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN