MENU
klinika

Dëmet

Aksidentohen dy makina në Divjakë, 1 i vdekur

27.09.2018 - 21:21

Dy makina janë përplasur, duke u përfshirë kështu në një aksident në Divjakë.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën një person dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Xengë, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mjeti tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi me iniciale G.B. është përplasur me mjetin tip “Fiat, me drejtues shtetasin O.K, 40 vjeç, banues në Fier, ku ky i fundit për shkak të përplasjes ka ndërruar jetë.

divjake konica.al
divjake konica.al

Ndërsa drejtuesi i makinës tip “Benz” së bashku me pasagjerin, E.A, janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

“Në datën 27.09.2018, rreth orës 19:25, në fshatin Xengë, Divjakë, shtetasi G.B, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Fiat, me drejtues shtetasin O.K, 40 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi O.K. Shtetasi G.B dhe shtetasi E.A, 38 vjeç (pasagjer në mjetin tip “Fiat”), ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin