MENU
klinika

Njoftimi i ministrit

Aksion në Tiranë e Holandë/ Xhafaj: “Forca e ligjit” godet sërish

22.09.2018 - 09:19

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një postim në Twitter ka shkruar se Operacioni “Forca e ligjit” ka goditur sërish.

Ndonëse nuk jep detaje, ministri pohon se aksioni policor është zhvilluar në Tiranë dhe Roterdam, Holandë ku është goditur një nga grupet kriminale më të rrezikshme.

Detajet do jepen sot në orën 10:00.

“Një tjetër super-aksion policor në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” nga ana e Task Forcës Speciale Qendrore së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Operacioni “Forca e Ligjit” goditje ndëshkuese njëkohësisht në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam (Holandë), me disa të arrestuar për një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit.

Detajet në Konferencë për media, sot në 10.00, në Policinë e Shtetit”, shkruan Xhafaj.