MENU
klinika

Kontroll mjeteve me xhama të zinj

Aksioni i policisë zhvendoset në Berat

06.09.2018 - 15:50

Duke lënë pas qyetetin e Shkodrës dhe Elbasanit, Policia ka blinduar qytetin e Beratit, duke kaluar në kontroll kryesisht mjetet me xhama të zinj.

Edhe pse Berati nuk është në listën e zezë të qyteteve me kriminalitet të lartë, Policia ka intensifikuar kontrollet në goditje të individëve, apo grupeve kriminale.

Kontrollet e detajuara të Policisë kanë patur fokus përveç mjeteve dhe drejtuesit fizikisht, mjetet dhe dokumentacionet e tyre.

Ndërkohë që aksionet po vijojnë policia e Beratit ka njoftuar se do të japë së shpejti rezultatet.

Aksione janë zhvilluar ne vendin e quajtur “Kthesa e Poshnjes”, “Kombinat”, “Uznovë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN