MENU
klinika

Aksioni i policisë

Aksioni për krimet e bujshme në Shkodër, arrestohen 4 persona

05.09.2018 - 22:37

Disa persona kanë përfunduar në pranga të dyshuar për ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë muajve të fundit.

Burime konfirmojnë arrestimin e katër personave të dyshuar deri në orët e mbrëmjes.

Prokuroria e Shkodrës kërkoi autorizim në gjykatë për kontrolle banesash dhe automjetesh. Pas marrjes së këtij autorizimi, prokuroria urdhëroi policinë për kryerjen e kontrolleve në banesat e anëtarëve të familjeve Licaj dhe Bajra.

kolana e librave

Pas ngjarjeve të rënda, prokuroria ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e tyre.

Prej mbrëmjes së të martës Shkodra është në shtetrrethim!

Forca të shumta të policisë, reparti Renea, Shqiponjat dhe Ndërhyrja e Shpejtë kanë zbarkuar me urdhër të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me kontrolle intensive në lagjet ku dyshohet se qëndrojnë persona me precedent penal ose në kërkim.

Ndërkohë forcat e policisë po krehin zonën e Livadheve, Dobraçin dhe Kirasin, zona që cilësohen problematike në lidhje me rendin publik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN