MENU
klinika

E dhimbshme

Aktorja e njohur: Një pjesë e zemrës time jeton në parajsë

04.09.2018 - 11:54

Aktorja e njohur e telenovelave meksikane, Ximena Navarrete ka përjetuar diçka të dhimbshme kohët e fundit.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Juan Carlos Valladares njoftuan se ishin në pritje të një fëmije para pak javësh.

Duket se nuk ka shkuar çdo gjë mirë dhe Ximena ka ndarë lajmin e hidhur me një shkrim në “Instagram”, ku shkruan: Një pjesë e zemrës time jeton në parajsë”.

Aktorja shtoi se momenti kur ndjeu fëmijën në bark ishte dashuria më e madhe dhe iluzioni më real që kishte përjetuar. Por është shprehur pozitive se me mbështetjen e familjes dhe dashurinë e bashkëshortit do ta kalojë dhe se tani ka një engjëll në parajsë që do t`iu dërgojë bekime të reja.