MENU
klinika

Flet ish-oficeri nga arratia

Akuzat e SHÇBA/ Nuhu:Nuk i heq asnjë presje deklaratave të mia

29.09.2018 - 18:35

Ish oficeri Emiljano Nuhu, foli sërish sot nga arratia në një intervistë për News 24 pas deklaratave të SHÇBA-së, në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

Ish oficeri Nuhu thotë se nuk i heq asnjë presje asaj çfarë ka deklaruar në intervistën e tij të parë, ndërsa thotë se disponon fakte e prova të cilat do i bëjë publike vetëm në Gjykatë. Ndër të tjera Emiljano Nuhu, akuzon institucionet përgjegjëse se po tentojnë të manipulojë ngjarjen.

Në intervistë ai është shprehur se pse Drejtoresha e SHKÇB-së nuk i publikon pamjet filmike apo se ende nuk kanë  gjetur një laborator për të manipuluar pamjet.

Ai ndër të tjera shprehet gjithashtu se kalimi i paligjshëm i kufirit nga ana e tij ashtu siç akuzohet nuk qëndron, duke e treguar të gjithë itenerarin e tij të ikjes në datën 12 shtator.

Nuhu iu drejtua Taulant Ballës duke i kërkuar që ta vërtetojë që nuk ka qenë në komisariatin e Krujës ditën kur është kërcënuar oficeri Nuhu në zyrën e tij në prani të deputetit Rrahman Rraja, kryebashkiakut të Krujës Artur Bushit dhe deputetit Taulant Balla.

Lidhur me ngjarjen, pritej ende akti i ekspertizës për dhunimin e Xhisiela Malokut për të vijuar hetimet më tej. Në aktin e ekspertizës thuhej:

Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin emajtë, janë shkaktuar me mjet mbretës.
Dërrmishtjet e vërejtura në kofshën e djathtë janë shkaktuar me mjet mbretës.
Dërrmishtjet e vërejtura në kofshën e djathtë janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, siç mund të jetë dhe cigarja”.

Duke mos qëndruar në heshtje kryeministri Rama ka reaguar me anë të një postimi në Twitter ku thotë:

Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme! Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s’është mbi ligjin”.

Nga ana tjetër Basha vijon të akuzojë Ramën dhe Ballën si fajtorë të kësaj ngjarjeje. 

Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. TURP! Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka. Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi“, thotë kreu i PD-së.

Më tej Avokati i Popullit ka bërë me dije se ka nisur hetim me objekt verifikimin e veprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, pas denoncimeve të kryera nga shtetasja e dëmtuar dhe nga një punonjës i Policisë së Shtetit.

Në njoftim theksohet se hetimi do të synojë të marrë përgjigje për shumë pikëpyetje duke iu drejtuar organeve përgjegjëse, konkretisht Komisariateve të Policisë në Tiranë e Fushë-Krujë, organit të Prokurorisë si dhe subjekteve që kanë dijeni për rastin. Pjesë e verifikimit do të jenë edhe veprimet e organit të Prokurorisë për ndjekjen e rastit.

Policia duket se është munduar ta hedhë fajin mbi Prokurorinë teksa thotë:
Sqarojmë se marrja në pyetje e shtetasit Rexhep Rraja, marrja e tabulateve si dhe observimi i telefonit për këtë shtetas, ka qenë detyra e parë e deleguar nga Prokurorja e çështjes, dhe që nuk janë zbatuar.
Ndryshe nga sa paraqitet në media, shtetasja Maloku është tërhequr nga kallëzimi kurse policia nuk është tërhequr nga hetimi i çështjes“.

Madje brenda 24 orëve ka vazhduar procedurën me Prokurorinë. Çdo masë sigurie, ndalimi ose arrestimi i tij, që pretendohet se mund të merrej ndaj shtetasit R.Rraja nuk janë kompetencë e Policisë së Shtetit. Ligji jua njeh këto të drejta vetëm Prokurorit dhe Gjykatës.

Në respekt të publikut sqarojmë se shtetasja Maloku është mirëpritur dhe trajtuar me përparësi nga policia. Situatat e krijuara nga tërheqja e denoncimit të shtetases, nuk i kanë dhënë policisë mundësi ligjore për të ofruar urdhërin e mbrojtjes”.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!