MENU
klinika

Fotografohen në Hollywood

Al Pacino, në lidhje me izraeliten 39 vite më të re

25.09.2018 - 16:34

Aktori legjendar, Al Pacino është tashmë në moshën 78-vjeçare, por kjo nuk e ka penguar aspak atë të krijojë një lidhje të re, madje me një partnere 39 vite më të re, sa gjysma e moshës së tij.

Së fundmi, aktori dhe e dashura e tij Meital Dohan janë fotografuar së bashku në duke frekuentuar dyqanin e mobiljeve “Hardware” në Hollywood.

Al Pacino kishte veshur një palë pantallona të errëta dhe xhaketë lëkure. Dohan ndërkohë ishte ende në modalitetin e verës pasi kishte zgjedhur një bluzë me ngjyra dhe pantallona të gjera të verdha me thembra të shtypura me lule.

Një raport nga Page Six, javën e kaluar, zbuloi se Pacino është në lidhje me aktoren dhe këngëtaren izraelite për disa muaj. “Ata kanë qenë në heshtje duke parë njëri-tjetrin për disa muaj dhe ata duken shumë të lumtur”, i tha një burim faqes.

Çifti u pa në darkë në restorantin ‘LA Dan Tana’ dhe më pas kanë bërë shfaqjen e tyre publike si çift”, raporton Page Six. Një burim tjetër thoshte: “Ata fillimisht i mbanin gjërat shumë private, por tani ata nuk po e mbajnë sekrete marrëdhënien e tyre”.