MENU
klinika

Pritjes i erdhi fundi

Alban Skënderaj publikon hitin më të ri

15.09.2018 - 18:37

Ashtu siç i kishin lajmëruar fansat para pak ditësh, Alban Skënderaj publikoi sot këngën më të re me titull ‘Lea’.

Si cdo këngë tjetër e Albanit, padyshim që dhe kjo është një këngë kuptimplotë dhe inspiruese. Teksti flet për një vajzë të quajtur ‘Lea’, e cila dështoi në provime duke shkuar pas dikujt më të cilin u nda.

Por e gjitha kjo i shërbeu si një mësim për të rigjetur veten në jetë dhe të mos interesohet më për botën përreth. ‘Lea’ tani di të kërcej, di të këndoj. ‘Lea’ tani di të jetoj!

Videoklipi që e shoqëron zërin e këngëtarit shumë të preferuar për publikun, ka në qëndër vetëm një vajzë ‘Lean’ dhe në një moment të vetëm shfaqet Albani bashkë me Miriam të dy. Albani dhe këtë hërë ka ditur si ta bëjë pjesë të punës së tij të bukur muzën nga i buron e gjitha.