MENU
klinika

UEFA Youth League

Allegri zbulon kundërshtarin e Vllaznisë

04.09.2018 - 14:44

Ekipi i Vllaznia ka mësuar sot kundërshtartarin për UEFA Youth League. Skuadra shkodrane do të ndeshet me skuadrën e Astanës. Një takim mjaft i vështirë për shkodranët, pasi duhet të udhëtojnë drejt Kazakistanit për t’u ndeshur me kampionët e këtij vendi.

Takimi i parë për Vllazninë do të jetë me sistem eliminimi direkt. Do të luhen dy ndeshje me sistem vajtje-ardhje, e njëjta formulë si turneun i të rriturve. Ndeshja e parë do të luhet në Kazakistan, ndërsa takimi i kthimit do të luhet në Shqipëri.

Pak shpresa për skuadrën shkodrane për t’ia dalë mbanë. Pjesëmarrja e tyre në turneun më të mirë të moshave në Europë tregon diferencat ndërmjet menaxhimit të tyre dhe ekipit të parë.

vllaznia te rinj
vllaznia te rinj

Fillimisht, ekipi shkodran ra në grupin 4 me kundërshtarë si Anji, Dinamo Zagreb, Viitorul, Minsk, Maccabi Tel-Aviv, Astana, Illés Akadémia dhe Vllaznia.  Interesant është fakti se i pranishëm në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës ishte trajneri aktual i Juventusit, Massimiliano Allegri. Ky i fundit ndihmoi me hedhjen e shortit.