MENU
klinika

Reagimi

Ambasada Amerikane: Mbështesim Arta Markun për ‘Shullazin’

24.09.2018 - 18:47

Ambasada Amerikane në Tiranë, në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për Çështjen Shullazi, tha sot se “populli shqiptar meriton një sistem drejtësie ku policia dhe prokurorët qëndrojnë së bashku kundër kriminelëve”.

Një ditë përpara seancës për dhënien e pretencës në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ambasada shton se “mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.

shullazi-gjyq
shullazi-gjyq

Pak ditë më parë, refuzimi i një grupi prokurorësh për procedurat e zëvendësimit të kolegut që ndiqte çështjen, çoi në kërkesën për hetim disiplinor ndaj tyre nga ana e Kryeprokurores Arta Marku, ndërsa tre u transferuan jashtë Tiranës në prokurori më të ulta. Ky vendim u cilësua nga prokurorët si në kundërshtim me ligjin, ndërkohë që përmes një deklarate zonja Marku shpjegoi se ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrimet e tyre kushtetuese.

 

 

Këshilli Politik/ Opozita e Bashkuar: Mazhoranca ndryshoi rregullat...

Gjiknuri: Të sjellin model nga vendet e BE. Hajdari paralajmëron bojkot

Vakancat në KQZ/ Nga Zguri tek Pelniku

Kandidatët zbulojnë arsyet pse po aplikojnë

Sfidat e Ballkanit Perëndimor?

Zgjerimi i BE-së – Quo Vadis?