MENU
klinika

Votimi pro referendumit

Ambasadori amerikan: Maqedonia në udhëkryq

24.09.2018 - 19:16

Ambasadori amerikan në Maqedoni Xhes Bejli konsideron se vendimi që qytetarët e Maqedonisë duhet ta sjellin në referendum është shumë i rëndësishëm dhe për këtë arsye shpreson se do të ketë pjesëmarrje masive të dielën.

Më vjen mirë që jam këtu në këtë udhëkryq të Maqedonisë, në një kohë kur Maqedonia është në udhëkryq dhe në vendimin shumë të rëndësishëm që duhet ta sjellin qytetarët të dielën që vjen. Shpresoj se qytetarët do të dalin dhe do ta thonë mendimin e tyre, cilido qoftë ai, kjo është pjesë e rëndësishme e procesit demokratik”, tha ambasadori amerikan Bejli gjatë vizitës në komunën e Kumanovës.

Bejli theksoi se SHBA-ja ka bashkëpunim me Kumanovën si qytet i cili, siç tha, e përfshin shumëllojshmërinë e Maqedonisë, nga më shumë aspekte, religjioze, kulturore, industriale.

Ai shtoi se Kumanova është udhëkryq plotësisht i dy korridoreve, jo vetëm për shtetin, por edhe për kontinentin evropian, dhe se janë krenarë që bashkëpunojnë dhe ofrojnë mbështetje për disa shkolla përmes rikonstruktimit, për zhvillimin e organizatave civile, përforcim rinor, për personat me aftësi të kufizuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN