U zhduk më shumë se 9 vite më parë pa lënë asnjë gjurmë dhe shumë dyshime u ngritën në atë kohë, tashmë anija fantazmë është rishfaqur në ujërat e Mianmarit. Në bord nuk kishte asnjë person nga ekuipazhi dhe as mall.
Njëlloj si një film horror! Anija e madhe e mallrave, 177 metra, u gjet e mbytur në ujërat e cekëta nga një grup peshkatarësh vendas, jo larg kryeqytetit Yangon.
Por pas disa ditë hetimesh, hetuesit kanë zgjidhur misterin: transportuesi Sam Ratulangi PB 1600 – duke lundruar me flamurin indonezian – fillimisht ishte drejtuar drejt një vendi të shkretuar në Bangladesh, por u braktis në det nga një rimorkiator pas një problemi teknik.
Anija u gjet pa drejtues, sepse 13 anëtarët e braktisën mjetin lundrues për shkak të motit të keq dhe që atëherë ata kanë humbur gjurmët e anijes. Për herë të fundit anija u pa në vitin 2009.