MENU
klinika

Dokumenti i pronësisë

Aplikim falas/ Afati i fundit për marrjen e tokës në pronësi

29.09.2018 - 17:55

Në një afat kohor, brenda 31 dhjetorit të këtij viti fermerët do të duhet të pajisen me dokument pronësie.

Ky afat do të duhet të ndiqet nga të gjithë fermerët të cilët nuk kanë pronësi mbi tokën që përdorin, ku kjo e fundit ka qenë e përfituar më herët në bazë të ligjit 7501.

Ermira Gjeçi, zv./ministre e Ministrisë së Bujqësisë, ka njoftuar se të gjithë fermerët për të marrë aktin e pronësisë së tokës, duhet të paraqiten pranë njësive vendore me një kërkesë dhe një çertifikatë familjare.

Duke përmendur zonën e veriut të Shqipërisë, si atë më problematike, lidhur me këtë çështje, Gjeçi deklaroi se fermerët që nuk zotërojnë asnjë dokument mbi tokën janë mbi 5%.

ermira-gjeci konica.al
ermira-gjeci konica.al

“31 dhjetori i 2018 është afati i fundit ligjor që ne i kemi dhënë të gjithë fermerëve që të paraqiten pranë bashkive me dokumentat të cilat kërkohen për nisjen e procesit apo fillimin e një kërkesë për tu pajisur me AMTP”.

Më tej ajo njofton se në rast mosrespektimi të afatit, do të ketë ndërhyrje të gjykatës për të gjetur zgjidhje.

“Fermerët nuk mund ta shesin, nuk mund ta këmbejnë nuk mundet të gjitha këto transaksionet e shit-blerjes nuk mund ti zhvillojë, ashtu sikundër nuk mund ta lënë në trashëgimi.

Afati ligjor 31 dhjetor 2018 nga ana tjetër do të thotë që të gjithë ata, të cilët minimalisht nuk do të kenë paraqitur kërkesën e tyre pranë bashkive ose njësive administrative do të përballen me gjykatat që të përfitojnë atë që ligjërisht i takon.

Një objektiv i cili është i shtrirë më gjatë. Flasim për rreth 450 mijë aktet të marrjes së tokës në pronësi që i janë dhënë fermerëve dhe më pak se 200 mijë janë në procesin e certifikimit. Ka një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e përfshira në proces”.

Zv./ministrja ka sqaruar dhe lidhur me pagesën kundrejt këtij shërbimi, ku sipas saj aplikimi për marrjen e aktit të pronësisë do të jetë falas.

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA