Arilena Ara është një prej këngëtareve shqiptare që e ka rritur ndjeshëm famën gjatë viteve të fundit dhe kryesisht që pas hitit “Nëntori”, por për jetën e saj private dihet shumë pak.
Megjithatë, së fundi këngëtarja bukuroshe është fotografuar në një jaht, ku shihet teksa shkëmben puthje me një biond misterioz.
Arilena Ara është një nga këngëtaret shqiptare që është përfolur gjithmonë për profesionin e saj. Çdo këngë që ajo nxjerr shndërrohet në hit. Mirëpo duke e mbajtur jetën e saj personale mjaft private, nuk u ka dhënë shkak mediave të merren me të.
Fotot janë siguruar nga revista “Who” dhe duket mjaft qartë që djali në fjalë është i dashuri i këngëtares.