MENU
klinika

Institucionet heshtin

Arkivi i mbyllur dhe peripecitë e qytetarëve

21.09.2018 - 11:15

Vendimi për mbylljen e arkivit në Gjirokastër dhe përqëndrimi i dokumenteve drejt një ambjenti tjetër, konkretisht në Lushnjë po sjell anomali të shumta në qytetin e gurtë.

Sot kur po bëhen gati 30 ditë nga boshatisja totale e këtyre ambjenteve,me dhjetra qytetarë paraqiten për të marrë shërbimin për të cilin ata kanë nevojë. Habia më e madhe është se këta qytetarë paraqiten pranë kësaj godine pas udhëzimeve të marra në institucionet e tjera, e kryesisht gjë që do të thotë qartë se as vetë punonjësit e administratës shtetërore nuk kanë idenë se ç’farë ndodh në qytet, pavarësisht se proçesi i punës në shumë raste gërshetohet mes tyre.

Kemi ardhë nga Nepravishta,thonë dy bashkëshortët P & M.Lame.U paraqitëm pranë Adisa dhe na thonë se duhet te tërheqim në arkiv një çertifikatë, por ndyert këtu janë të mbyllura dhe koha ne nuk na premton“thonë ata.

Në fakt gjatë këtyre ditëve numri i personave të interesuar ka qenë mjaft i lartë, kjo dhe si pasoje e kthimit të emigrantëve të kërkojnë të zgjidhin problemet e tyre ku në shumicën e rasteve janë mbi pronësinë. Për të siguruar shërbimin e kërkuar sot çdo qytetar duhet të aplikojë në sportelet e Postës Shqiptare dhe është kjo e fundit që mer përgjegjësinë, por ky fat nuk po i bëhet i ditur qytetarëve të cilët enden dyerve të zyrave të institucioneve shtetëror.

Sot ne ish-arkivin e Gjirokastrës vihet re një rikthim i disa dosjeve dhe i vetmi detaj që kemi mundur të mësojmë është fakti që shumë prej tyre kanë mangësi, por që nuk bëhet me dije se ç’farë dosjesh janë ato.

Largimi i arkivit nga Gjirokastra u kundërshtua fort nga qytetarët dhe intelektualët por asgjë nuk ktheu pas vendimin. Ky arkiv ishte mëse i domosdoshëm jo vetëm për faktin se ishte në rang qarku, por bazuar edhe mbi numrin e lartë të monumenteve, kulteve fetare, shtëpitë karakteristike të cilat kanë të arkivuar dosjen individuale, pa folur dhe për nevojën e pashmangshme që kanë studentët apo pedagogët e Universtitetit Eqerem Çabej, e sidomos dega histori-gjeografi, turizmi po pse jo dhe punimet shkencore në arkeologji.

Lidhur mbi këtë situatë askush në Gjirokastër nuk jep përgjigje pasi u është ndaluar kategorikisht komunikim me mediat e tashmë raportet janë të hermetizuara ashtu si këto kangjella apo dritare që sot brenda tyre ka vetëm dhoma bosh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN