MENU
klinika

Emri

Arrestohet bashkëpunëtori i ‘baronit’ shqiptar të drogës

13.09.2018 - 17:32

Një i dyshuar si bashkëpunëtor i Met Kananit, i cili u arrestua në Turqi për trafikim droge, është kapur ditën e sotme nga Policia e Vlorës.

Arrestimi, sipas burimeve të Policisë ka ardhur pas shumë pune, deri në momentin që kanë rënë në gjurmët e tij, teksa u bë dhe arrestimi i tij.

Nga njoftimi i Policisë bëhet me dije dhe identiteti i të arrestuarit, i njohur si Besmir Lupi, 32-vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Njoftimi i plotë policisë:

Kapet dhe ndalohet një tjetër pjestar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Preçizioni”, në kuadër të proçedimit penal Nr.54 viti 2017 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

• Besmir Lupi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë Nr.96 datë 11.05.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar më parë nga Policia turke edhe kreu i grupit të strukturuar kriminal Met Kakani.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë