MENU
klinika

Formula 1, video e garës

Arsyeja pse Hamilton triumfoi në Monza

04.09.2018 - 18:38

Fitorja e Hamilton në pistën e Monza nuk ishte e rastësishme, por e programuar mirë nga drejtuesit e makinës gjermane, që kur panë se Vettel përfundoi në vendin e fundit pas kontaktit me britanikun, bënë gjithçka që Lewis ta fitonte garën. Dhe për t’ia dalë mbanë sakrifikuan Valtteri Bottas.

Bëra gjithçka ishte e mundur për t’u ngjitur në podium, por misioni im ishte ai që të ngadalësoja sa më shumë Kimi Raikkonen”, – tha finlandezi i Mercedes pas garës. Kjo batutë nuk i ka pëlqyer shumë shefit të Mercedes, Toto Wolff, që tha:

Jemi një ekip, nuk japim urdhëra, por bëjmë një zgjedhje në shërbim të skuadrës dhe fitores. Bottas nuk mund të shkonte më shumë se vendi i tretë, ndërsa Hamilton mund ta fitonte garën dhe vepruam ashtu si ishte më e mirë për skuadrën.

Çuam dy pilotë në podium në Monza, e kuptoj që për italianët nuk është pozitive, por jemi një skuadër dhe bëjmë një zgjedhje në bazë të garës”. Hamilton pati edhe fatin që pas përplasjes me rivalin Vettel, vetëm ky i fundit u dëmtua dhe hyri në bokse.