MENU

Raporti vjetor

Arta Marku bën bilancin e kriminalitetit/ Basha: Prokurorja të marrë prangat

20.09.2018 - 11:26

U zhvillua sot seanca plenare në Kuvend ku Partia Socialiste ka kërkuar të miratohet pr/ligji për eurobondin me procedurë të përshpejtuar.

Seanca u ndërpre pasi nuk ishte bërë ende numri i deputetëve, dhe menjëherë pas një rinisje pas kreut të Parlamentit, Gramoz Ruçi, fjalën e mori kryeprokurorja e përgjithshme, Arta Marku, e cila ishte në Kuvend për të prezantuar raportin për vitin 2017.

Lidhur me raprtin vjetor Marku tha:

“Për 2017 kemi çuar për procedim rreth 11 mijë raste.

Numri më i lartë i procedimeve është bërë për vjedhje.

Ka rritje me 10% të kallëzimeve penale.

Lufta kundër korrupsionit do të jetë prioritet”.

Duke renditur gjendjen e kriminalitetit në qarqet shqiptare, e para e Prokurorisë së Përgjithshme deklaroi se Dibra ka nivelin më të ulët, ndërsa Vlora kryeson listën.

“Me kriminalitet më të ulët është Dibra, ndërsa me i lartë regjistrohet në Vlorë. Megjithëse ka një rritje të njoftimeve sasiore, nuk ka shumë lidhje dhe përputhje me njoftimet cilësore. Numri më i lartë i procedimeve ka qernë për vjedhje. Ka një rritje me 10% të kallëzimeve penale”, tha ajo.

Në nisje të seancës, për miratimin e projektligjit, Partia Socialiste nuk ka mundur ttë mbledhë votat që i duheshin por vetëm 63 prej tyre, duke qenë se dhe nga PS, mungonin rreth 12 deputetë.

Dy deputetë nga LSI ishin të pranishëm në seancë për të ms djegur mandatet e tyre, si dhe kanë votuar.

Ndërkohë, lidhur me raportin e kryeprokurores, Arta Marku, ka reaguar dhe Basha, nga Vlora, i cili e cilëson si një teatër të shëmtuar.

“Nuk ka asnjë kuptim t’i jepni shqiptarëve iluzionin se në kuvend po ndodh diçka tjetër përveç vjedhjes. Prania e prokurores së përgjithshme, çertifikata e vjedhjes.

Do kishte kuptim nëse do kishte shkuar me pranga dhe tërhiqte zvarrë një duzinë hajdutësh dhe politikanësh të lidhur me krimin në atë sallë që bashkë me pjesën tjetër të rilindësve dele që po bëhen gati për aktin e vjedhjes.

Ç’kuptim ka të raportojmë statistika se sa vjedhës qepësh e preshësh ka kapur prok kur maxhoranca është kapur me presh në duar dhe asgjë nuk i hyn në këmbë. Ky është një teatër i shëmtuar që duhet të marrë fund një orë e më parë.

Të gjithë i kemi dëgjuar thirrjet e qytetarëve dhe artistëve me të cilët pata dje një takim të gjatë për shqetësimin e aktit kriminal që konsumohet sot në parlamentin e Shqipërisë”

Sipas Bashës, Teatri është pasojë e emergjencës kombëtare, dhe parlamenti me kriminelë nuk është vendi për zgjidhje.