MENU
klinika

Nuk do pendoheni!

Artriti reumatoid/ Këto barna janë zgjidhja perfekte

27.09.2018 - 19:39

Barnat biologjike janë një lloj i ri i barnave që përdoren për të lehtësuar simptomat e Artritit Reumatoid dhe për të zvogëluar efektin dëmtues të sëmundjes në nyje.

Ato zakonisht janë përdorur kur ju keni provuar ilaçet e vjetra të quajtura barna anti-reumatike që modifikojnë sëmundjen dhe nuk kanë dhënë rezultate shumë të mira. Në qoftë se një ilaç biologjik do të funksionojë, ju zakonisht do të ndjeni efektet pozitive 12 javë pasi keni filluar një të tillë.

Si funksionojnë?

Barnat biologjike veprojnë duke bllokuar kimikatet në trup që janë të përfshirë në inflamacion.

Për shembull, disa nga këto ilaçe biologjike bllokojnë një kimikat të quajtur ‘tumor necrosis factor alpha’ (TNF-alfa), i cili luan një rol të rëndësishëm duke shkaktuar inflamacionin në nyje.

Barnat biologjike imitojnë substanca të prodhuara nga trupi i njeriut, të tilla si antitrupat. Ato janë bërë nga organizmat e gjalla si qelizat e bardha të gjakut, qelizat humane, qeliza të klonuara. Kjo ndryshon nga shumica e ilaçeve të cilat janë bërë nga proceset kimike.

Ato merren absolutisht pas vizitës dhe konsultës me mjekun specialist, ai do t’iu këshillojë.

A është eksperiment apo janë prodhuar?

Ka disa barna biologjike në dispozicion për të trajtuar Artritin.

Kanë emra të markave të ndryshme që i marrim pas konsultës me mjekun specialist i cili vlerëson shkallën e sëmundjes dhe jep mjekimin. Disa barna biologjike quhen edhe modulatore citokine ose antitrupa monoklonale.

A përdoren për të trajtuar sëmundje të tjera?

Ilaçet biologjike janë përdorur edhe për të trajtuar sëmundje të tjera, për shembull, sëmundje kronike inflamatore të lëkurës dhe sëmundje kronike inflamatore të zorrëve.

Kur duken efektet e veprimit?

kolana e librave

Tendenca e medikamenteve biologjike është që ato ndryshime që ndodhin në qelizë në një moment të caktuar t’i frenojë absolutisht duke bërë modifikim të elementeve të sistemit imunitar të cilët janë përgjegjës për sëmundjen.

Përdorimi i barnave biologjike kërkon një periudhë më të shkurtër të marrjes së efekteve nga pacienti.

Disa nga efektet e këtyre preparateve shihen që në javën e 6 të aplikimit, ndërsa disa të tjerë kërkojnë një kohë më të gjatë për të parë përmirësim, ndërkohë disa janë produkte që duhet të përdoren për më shumë se dy vite.

Si merren ato në organizëm?

Barnat biologjike nuk mund të merren si një tabletë ose një shurup. Barnat biologjike zakonisht merren si një injeksion nën lëkurë.

Ju mund të mësoni të injektoni veten, ose këtë mund ta bëjë një infermiere në spital. Barna të tjera biologjike merren në spital me anë të një injeksioni në venën e krahut. Sa shpesh do të merren këto barna, kjo varet nga sëmundja.

Mund të ndryshojë nga një herë në javë në një herë në tetë javë.

Nëse barnat biologjike e përmirësojnë Artritin tuaj, specialisti mund të këshillojë që ju ta mbani këtë mjekim në afat të gjatë. Pasi Artriti juaj është nën kontroll, specialisti mund të vendosë që të përpiqeni të reduktoni dozën dhe më pas të ndaloni komplet mjekimin tuaj biologjik.

Por, vendimi për të vazhduar apo ndaluar trajtimin do të varet nga simptomat tuaja dhe çfarë specialisti mendon se është më e mira për ju.

Sa njihen në vendin tonë?

Barnat biologjike njihen dhe përshkruhen nga mjekët specialistë në vendin tonë. Por, nuk janë shumë të përdorura për shkak të kostos së tyre dhe mospërfshirjes në barnat e rimbursueshme. Mosha që i përdor më shumë këto barna janë mosha 35-60 vjeç.

Gjinia që i përdor më shumë këto barna janë femrat për shkak se janë më të prekura nga patologjitë në të cilat përdoren këto medikamente.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Video-intervistë me farmaciste Suela Yllin

Barnat/ Si të mos biesh pre e shërbimit ilegal