MENU
klinika

I rikthehet muzikës

Avril Lavigne fiton betejën me jetën

07.09.2018 - 20:46

Pas vuajtjes prej vitesh nga sëmundja e rëndë, e cila për pak sa nuk i mori jetën, këngëtarja e famshme Avril Lavigne e ka mposhtur atë dhe i është rikthyer profesionit të saj të vjetër.

Avril Lavigne njoftoi rikthimin në muzikë me një album të ri. Këngëtarja kanadeze e sukseseve “Complicated” dhe “Girlfirend” u diagnostikua me sëmundjen në vitin 2014.

Vitet e fundit i kam kaluar e mbyllur në shtëpi, duke luftuar me sëmundjen Lyme”, – shkroi në faqen e saj të internetit këngëtarja, duke njoftuar dhe publikimin më 19 shtator të albumit të ri “Head above water”. “U realizua në një ndër periudhat më të tmerrshme të jetës sime”.

Lavigne e tregoi historinë e saj në një emision televiziv. “Për shkak të diagnostikimit të vonshëm, shërimi ishte më i vështirë”, tha ajo.