MENU
klinika

Tragji-komedi

“Babai” ngjitet në skenën e A.Z Çajupit

22.09.2018 - 16:46

Pas një suksesi gati 1-vjeçar, “Babai”, një tragji-komedi nga francezi Florian Zeller , do të pushtojë këtë fundjavë skenën e teatrit “Andon Z. Çajupi”.

E vendosur për herë të parë në skenë në Shtator 2012 në Teatrin “Hebertot” në Paris, tragji-komedia do të kthehej së shpejti në një ndër të preferuarat e publikun francez e jo vetëm, duke i dhënë në 2014 çmimin “Molier “ Florian Zellerit për dramën më të mirë .

Për shkak të mesazheve të fuqishme , skicës së personazheve dhe mise en scene-va , kjo vepër u integrua në teatrin shqiptar duke ardhur si premierë për teatrin “Scampa” në Elbasan ku edhe u mirëprit dhe vlerësua nga artdashësit dhe kritikët.

Me regji të Spiro Dunit, dhe me pjesëmarrjen e një plejade artistësh, si Reshat Arbana në rolin e protagonistit, Elia Zaharia Zogu, Falura Kureta, etj, suksesi për të mbetet i garantuar.

E ngritur mbi motivin e sëmundjes së Alzheimerit, kjo dramë paraqet gjasat për te qenë premtuese edhe për teatrin e Korçës .
Drama do të shfaqet për publikun korçar gjatë ditës së shtunë dhe të diel dhe pritet të tërheqë vëmendjen e artdashësve, figurave të artit korçar e pse jo edhe turistëve.

Gjatë një hapësire kohore prej dy orësh prej orës 19:00 -21:00, mesazhe të fuqishme e sensibilizuese do të mbërthejnë në auditorin e teatrit, qindra pjesëmarrës e të ftuar.

Nëse tragji-komedia do të mirëpritet apo jo, mbetet të shihet në fund të saj, deri atëhërë mos mungoni në teatër!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Princi i vogël" që ngjit në skenë një aktore të madhe

“PRINCI I VOGËL” i Yllka Mujos

Jazz 'pushton' Shkodren

“Shkodra Jazz Festival”