MENU
klinika

Vetting-u në politikë

Balla i përgjigjet Bashës: Jo vetting nga politikanët

13.09.2018 - 11:54

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është përgjigjur nga Kuvendi Lulzim Bashës, për vetingun në politikë.

Ai e ka cilësuar Bashën një jurist mediokër, pasi politikanët në fakt hetohen nga Prokuroria.

Hetimin tim, tëndin, të Metës, Ramës e kujtdo tjetër mund ta bëjë vetëm SPAK e BKH. Jurist mediokër që duhet ti kërkojmë edhe diplomën, akuzove Kuvendin se nuk po publikohet propozimi yt po aq mediokër sa edhe nisma që përfaqëson. O jurist, o Lulzim, ka një nen rregullorja, është neni 77 për shqyrtimin e nismave, e ke depozituar të premten, seanca e parë është sot.

Juristit Lulzim i qenka mohuar e drejta e propozimit? O Jurist, o Lulzim, nisma për rishikimin e Kushtetutës, kryetari e njofton Kuvendin në seancën plenare dhe iu shpërnda deputetëve teksti i projektligjit. Në orën 10:03 u njohëm me propozimin në tavolinat përballë karrigeve bosh, të juristit Lulzim dhe deputeteve part time. Nisma jote është që politikë të autohetojë vetveten, ndërkohë që mes SPAK e BKH e bëjnë organet e pavarur të drejtësisë”, tha Balla.

Të hetohen që të gjithë politikanët Lulzim . Vettingun nuk mund ta bëjnë disa kukulla të zgjedhur nga politika. Vitingun e politikanëve do të bëjë reforma në drejtësi. SPAK-u dhe BKH apo FBI e re shqiptare do të asistohet në dy vitet e para nga ndërkombëtarët dhe do të hetojë politikanët e korruptuar Lulzim. Basha përbetohej mbi bustin e Azem Hajdarit se do ta pastronte politikën nga lidhja me krimin, harron se mbi të rëndojnë akuza më të rënda”, vijoi Balla.