MENU
klinika

Detajet

Balla kallëzon penalisht Bashën, Çollakun dhe Emiliano Nuhun

27.09.2018 - 14:56

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kallëzuar penalisht Lulzim Bashën, Basir Çollakun dhe Emiliano Nuhun për “kallëzim të rremë” dhe “fyerje”.

Taulant Balla reagoi të mërkurën menjëherë pas denoncimit të bërë nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu, i cili ngriti akuza edhe ndaj tij se ka ndikuar në mbylljen e hetimeve për djalin e deputetit socialist Rrahman Rrahja, i cili akuzohej nga një vajzë për përdhunim.

Balla

Balla i vlerësoi akuzat si një sajesë të ndyrë, e cila sipas tij është lehtësisht e verifikueshme.

Ai tha se do ta provojë në gjyqin e radhës me Lulzim Bashën këtë çështje.

“Duke qënë kështu, unë kallëzuesi Taulant Balla, nga Prokuroria e pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë kërkoj:

Pranimin e kallëzimit penal;

Fillimin e hetimeve dhe regjistrimi i procedimit penal ndaj shtetasit Lulzim Basha, deputet dhe Kryetar i subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”,“Kallëzimit të rremë” për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë,si edhe, krijimi apo publikimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, “Fyerjes” së qëllimshme e personit e cila përbën kundërvajtje penale dhe kur kur kryhet botërisht përbën kundërvajtje penale, të parashikuara nga nenet 248, 305, 199 dhe 120 të Kodit Penal..

Fillimi i hetimeve dhe regjistrimi i procedimit penal ndaj shtetasit Emiljano Nuhu, me adresë Komisariati i Policisë Berat, Drejtoria Vendore e Policisë Berat (sipas vendit të punës), për kryerjen e veprave penale të “Kallëzimit të rremë” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 120, 305 dhe 248 të Kodit Penal.

Fillimin e hetimeve dhe regjistrimi i procedimit penal ndaj shtetasit Basir Çollaku, për kryerjen e veprave penale të “Kallëzimit të rremë” për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, “Fyerjes” së qëllimshme e personit e cila përbën kundërvajtje penale dhe kur kur kryhet botërisht përbën kundërvajtje penale të parashikuar në nenin 305, 119 dhe 120 të Kodit Penal”, thuhet në kërkesën e Ballës.”