MENU
klinika

La Liga, java 5

Barça skuqet sërish, Messi-Pique i japin 1 pikë

23.09.2018 - 22:51

E dyta ndeshja radhazi që Barcelona mbetet në fushën e lojës dhe 10 lojtarë. Por nëse ndeshjen e kaluar nuk ndikoi, sonte përballë Girona-s katalanasit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2.

Kjo ka qenë një ndeshje e veçantë për Leo Messi-n, i cili është bërë lojtari i huaj me më shumë ndeshje të luajtura në La Liga, me 423 paraqitje. Ai ka lënë mbrapa ish-shokun e tij të skuadrës, brazilianin Dani Alves, i cili është ndalur në 422 ndeshje.

Ndeshja ka nisur mirë për Barcelona-n, me vendasit që kanë gjetur golin pas vetëm 19 minutash lojë pas një kombinimi mes Vidal dhe Messi-t. I pari, siç mund të imagjinohet për ata që nuk e kanë parë ndeshjen, ka qenë në rolin e shërbyesit, ndërsa argjentinasi në atë të finalizuesit. I pesti gol për Messin në 5 javë.

Problemet për katalanasit kanë filluar në minutën e 35-të pas kartonit të kuq të marrë nga qendërmbrojtësi Lenglet, i cili ka goditur më bërryl kundërshtarin. Girona ka përfituar nga superioriteti numerik dhe ka realizuar e barazimit në minutën e 45-të.

Autori ka qenë Stuani-n, i cili ka ndëshkuar vendasit edhe në të 51-ën, duke përmbysur rezultatin dhe duke u bërë lojtari i parë që shënon dy gola kundër Real dhe Barca në një vit kalendarik në shekullin e 21-të.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Barça është vënë në kërkim të golit të barazimit, duke e arritur atë falë një goditje me kokë të Gerard Pique në minutën e 63-të. Sulmet e vendasve kanë qenë të vazhdueshëm, por tentativat e tyre nuk kanë qenë të sukseshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN