Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me aleatët e opozitës, kanë nisur seancën në Vlorë.
Në krah të kreut të PD-së Lulzim Basha kanë qenë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Basha që në nisje të fjalës së tij ka sulmuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. E ka nisur me teatrin dhe më pas me drejtësinë.
“Në sallën e kuvendit një maxhorancë e inkriminuar po ndërmerr një akt të paprecedentë në historinë e Europës. Edi Rama dhe hajdutët dhe kriminelët e tij në parlament bashkë me një tufë delesh u kapën flagrant në vjedhje, përmes një proceduar të përshpejtuar për grabitjen e pronës publike që të ngrinin 7 kulla me një vlerë 200 milionë euro. Nga Uashingtoni në Bruksel nuk ka njeri që nuk e kupton më se Edi Rama është një hajdut me damkë. U kapën në një akt vjedhje.
Nuk ka prokuror për të gjykuar banditët, kjo është vepra e Edi Ramës me reformën në drejtësi që është kthyer në instrument të politikës së lidhur me krimin. Shullazi Tahiri e Rama janë një.
Drejtësia në kolaps shteti në kolaps, pa gjykatë kushtetuese pa prokuror, nuk mund të jetë zgjidhja për kuvendin. Ne ndodhemi në emergjencë kombëtare, Prokuroria ka rënë siç e demonstron rasti Shullazi”, deklaroi Kreu i PD-së.