MENU

Kriza politike

Basha nuk ndal bojkotin, mblidhet në Durrës

13.09.2018 - 09:18

Opozita e bashkuar pritet të bojkotojë sërish seancën e Kuvendit për ditën e sotme dhe të mblidhet në qytetin e Durrësit. Kjo është seanca e tretë e Kuvendit për këtë sesion që opozita e bojkoton në shenjë rezistence kundër krimit, që sipas saj ka mbështetjen e qeverisë.

Më herët opozita është mbledhur në qytetin e Shkodrës dhe të Elbasanit, ndërsa edhe sot Lulzim Basha pritet të flasë nga qyteti bregdetar i Durrësit për aksionin opozitar si dhe vettingun në poltikë.

Ndëkohë në Tiranë, maxhoranca pritet të rrëzojë sot në Parlament ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Presidenti Meta e ktheu në Parlament ligjin e miratuar nga shumica, duke e arsyetuar me uljen e barrës fiskale për lojërat e fatit, duke kujtuar se në këtë mënyrë do të stimulohej më shumë kjo industri.