MENU
klinika

Debati për Vetting-un

Basha: Vetting jo nga politikanët, Rama: E do për pushtet

18.09.2018 - 13:44

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaron se i ka dërguar shkresën kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi për të mbledhur të premten Këshillin e Legjislacionit për të nisur shqyrtimin e amendimeve kushtetuese për vetingun e politikanëve.

“Modeli është i ngjashëm me ligjin e dekriminalizimit. Modeli është i qartë. Detyra i ngarkohet disa institucioneve. Do jetë proces i pavarur dhe nuk ka lidhje me reformën në drejtësi dhe as vetingun në drejtësi.

Basha pati dhe një përgjigje për Ramën.

“SPAK e Byroja e hetimit janë tjetër mandat kanë mandat hetimit të politikanëve të korruptuar.   Vetingu i politikanëve i largon nga institucionet e vendit politikanët e lidhur me krimin.

Janë dy gjëra të ndryshme. Vetingu i nxjerr nga institucionet SPAK e BKH i çojnë në burg.

Në rastin e vetingut barrën e provës e ka politikani në rastin e hetimit penal barra e provës ështe e organit të akuzës. Vetingu i largon nga institucionet e vendit politikanët e lidhur me krimin. “

Basha nënvizoi gjithashtu: “Është emergjente të nisë një orë e më parë procedura”.

Kryeministri Edi Rama ka replikuar në rrjetet sociale me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha sa i takon vettingut në politikë. Sipas Ramës, Basha po bën zhurmë me vettingun në politikë sepse e ka të qartë se nuk merr dot pushtet me votë.

 Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim.Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë.Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim.Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s’kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i PD-së ripërsëriti thirrjen për vetting në politikë, duke theksuar se SPAK dhe BKH vetëm mund të hetojnë e dënojnë nëse e provojnë që politikanë ka lidhje me kriminelët, ndërsa propozimi i tij synon të spastrojë të gjithë ata politikanë të korruptuar.