Bayern Munchen, ashtu siç pritej, ka marrë fitoren e radhës në kampionatin gjerman.
Lojtarët e Niko Kovac kanë mundur me lehtësi 3-0 skuadrën e Stuttgart, që është dukur e pafuqishme para kampionëve në fuqi të Gjermanisë.
Ka qenë Goretzka që ka zhbllokuar ndeshjen dhe ka kaluar në avantazh miqtë në minutën e 37-të të ndeshjes.
23-vjeçari gjerman ka qenë protagonist edhe në golin e dytë, të realizuar nga Lewandowski në minutën e 62-të, duke dhënë asistin.
Thomas Muller ka rrumbullakosur fitoren e bavarezëve në minutën e 76-të pas një asisti magjik të marrë me thembër nga sulmuesi polak. Kjo humbje e lë Stuttgart-in në vendin e fundit të kampionatit me zero pikë dhe zero gola të shënuar, ndërsa Bayern merr kryesimin me 6 pikë dhe një diferencë golash 5-2.