MENU
klinika

Bundesliga, java 3

Bayern përmbys Leverkusen, i vetëm në krye

15.09.2018 - 17:31

Bayern Munchen nuk e ka pasur të lehtë ndaj Leverkusen, teksa ka fituar në shtëpi me rezultatin 3-1. Pavarësisht se pësuan gol, bavarezët arritën ta përmbysnin shpejt rezultatin dhe tashmë kryesojnë të vetëm në krye me pikë të plota pas 3 javësh.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Wendell ka shënuar me penallti për miqtë. Gjithsesi, festa e Leverkusen ka zgjatur vetëm pesë minuta, teksa Tolisso ka rikthyer baraspeshën në minutën e 10-të të ndeshjes.

Skuadra e Kovac ka kompletuar përmbysjen në minutën e 19-të falë një goli të Robben, i cili ka shkuar në kuotën e 140 realizimeve me fanellën e Bayern në të gjitha kompeticionet, duke barazuar Elber dhe duke u bërë golashënuesi i shtatë më i mirë në historinë e bavarezëve.

Ndeshja është mbyllur përfundimisht për miqtë në minutën e 80-të pas kartonit të kuq të marrë nga Bellarabi. Një minutë para fundit të kohës së rregullt, Bayern ka realizuar edhe golin e tretë me James Rodriguez.

Në ndeshjet e tjera që janë luajtur sot në Bundesliga, Lepzig ka mundur 3-2 hannover, Dusseldorf ka fituar 2-1 në shtëpi me Hoffenheim. Mainz-Augsburg është mbyllur 2-1, ndërsa Wolfsburg-Hertha ka përfunduar në barazim 2-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN