MENU
klinika

Nga The Economist

BE “ndëshkon” rëndë Hungarinë

13.09.2018 - 11:33

Që nga ardhja në pushtet në vitin 2010, qeveria e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, vazhdimisht ka përbuzur pavarësinë e gjyqësorit, liritë e të drejtat e njeriut, lirinë mediatike dhe të drejtat e emigrantëve.

Ajo, në pikëpamjen e shumë njerëzve, ka shkelur disa nga vlerat thelbësore të Bashkimit Evropian. Deri më tani, BE nuk ka bërë asgjë për ta frenuar.

Por, më 11 shtator, bëri përpjekje Judith Sargentini, një deputete hollandeze dhe autorja e një raporti që dokumentonte shkeljet e Orban, që nga korrupsioni i përhapur, deri tek sterilizimi i detyruar i grave rome.

Ajo i bëri thirrje Parlamentit Europian dhe kolegëve të saj të zgjedhin: “A mund të siguroni se vlera e këtij bashkimi është më shumë se vetëm disa fjalë të shkruara në një copë letre?”

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, reagoi më vonë dhe tha se ishte “fyese” që ata donin të “zhvishnin Hungarinë nga e drejta për të përfaqësuar interesat e saj në familjen evropiane të cilës i përket.

Përkrahësit e populistit hungarez, përfshirë Nigel Farage erdhën në ndihmë të tij.

Por të nesërmen deputetët votuan me më shumë se dy të tretat e nevojshme për të filluar procesin e sanksionimit të Hungarisë sipas nenit 7 të traktatit të BE.

Duke vepruar kështu, ata në mënyrë kolektive deklaruan se qeveria e Orban përbënte një “kërcënim sistematik” për demokracinë dhe sundimin e ligjit.

kolana e librave

Veçanërisht, një lider tjetër konservator shpesh i akuzuar për nacionalizëm të tepruar, Sebastian Kurz i Austrisë, votoi kundër Hungarisë.

Në teori, votimi mund të çojë BE-në që të imponojë sanksione ndaj Hungarisë dhe madje të pezullojë të drejtat e saj të votimit. Por në mënyrë që ky opsion të funksionojë, udhëheqësit e 27 anëtarëve të tjerë të BE duhet të pajtohen unanimisht. Kjo është e pamundur.

Polonia aktualisht po përballet me të njëjtën procedurë dhe bashkë me Hungarinë janë zotuar të mbështesin njëri-tjetrin.

Orban mund të mos shqetësohet shumë për këtë. Publiku i tij kryesor janë votuesit vendas, dhe humbja do të shërbejë vetëm për të rritur popullaritetin e tij, pasi ai paraqet veten si një mbrojtës i guximshëm i kombit hungarez.

Fitorja e partisë së Orban, Fidesz, në sondazhet është gjithsesi e padiskutueshme. Më shumë se 50% e hungarezëve e mbështesin atë kundër një opozite të thyer.

Votimi, megjithëse i pritur, i shqetësoi deputetët e Fidesz dhe eurodeputetët, të cilët thanë se veprimi ndëshkues ishte një “akt hakmarrjeje i vogël”.

Sipas tyre raporti i Sargentinit ishte plot me akuza të pajustifikuara dhe të padrejta.

Nga The Economist

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN