MENU
klinika

Presidenti polak sulmon BE

‘BE, një komunitet imagjinar prej të cilit nuk fitojmë asgjë’

13.09.2018 - 12:06

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, e ka quajtur BE-në si një “komunitet imagjinar prej të cilit nuk fitojmë asgjë”, pas ngjarjeve të fundit në marrëdhënien midis Varshavës dhe Brukselit.

Polonia shpesh e ka gjetur veten “kokë më kokë” me Brukselin, pasi partia e djathtë euroskeptike “Ligj dhe Drejtësi” mori pushtetin në 2015.

Një pjesë kontestuese e programit të partisë është një reformë që u ka dhënë politikanëve kompetenca gjithëpërfshirëse mbi gjyqësorin, duke bërë që BE të ndërmarrë një hap për të nisur një helium dhe për të verifikuar nëse Polonia ende përputhet me vlerat themelore të bllokut.

Andrzej Duda
Duda tha se do të përpiqet t’ju  tregojë polakëve se “dikush më në fund kishte menduar për qytetarët dhe jo vetëm për punët e tyre ose për një komunitet imagjinar prej të cilit nuk fitojmë asgjë”.

“Tani për tani, BE duhet të na lërë në paqe dhe të na lejojë të përmirësojmë Poloninë, sepse kjo është gjëja më e rëndësishme” tha presidenti.

Ai shtoi: “Sigurisht që kemi të drejtën të sundojmë vetë në Poloni”.

Polonia, shteti më i madh i tetë shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore që u bashkua me BE në 2004, është trasformar duke u ndihmuar nga miliarda euro të fondeve të BE. Ekonomia është më dyfishuar, ndërkohë që infrastruktura e saj dikur e rrënuar është përmirësuar në mënyrë dramatike.

Dhe për këtë politikanët e opozitës sulmuan presidentin Duda për komentet e tij.

Katarzyna Lubnauer, që qëndron në krye partisë liberale Nowoczesna, tha se BE ishte burimi i “investimeve në infrastrukturë dhe në cilësinë e jetës, garantues të sigurisë, të rritjes konomike dhe një mundësi për polakët për të studiuar ose punuar në vende të tjera”.

Është një bashkësi vlerash dhe interesash, është e vërtetë dhe jo imagjinare”, tha ajo.

Andrzej Duda

Marcin Kierwinski nga Platforma Qytetare, grupi më i madh i opozitës, shkroi në Twitter: “Miliarda euro, mijëra kilometra rrugë, shkolla, impiante të ujrave të zeza, ura, subvencione për fermerët. Duhet të jeni të verbër që të mos i vini re.”

Partia Ligj dhe Drejtësi gjithmonë ka mohuar se duan që Polonia të largohet nga blloku. Udhëheqësi i saj, Jaroslaw Kaczynski, pranoi këtë muaj se shumica e polakëve duan të mbeten në BE.

“Për polakët anëtarësimi në BE është mënyra më e mirë për të fituar barazi në nivelin e jetës, pagave, komoditetin e jetës, tha ai në një konventë partiake.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN