MENU
klinika

Zëvendëson Lovaton

Bebe Rexha bashkëpunon me David Guetta-n

14.09.2018 - 20:01

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është bërë pjesë e projektit të DJ dhe producenti i njohur, David Guetta, në këngën e tij të re Say my name”, një bashkëpunim edhe me artistin e njohur J Balvin.

Kënga është pjesë e albumit “7” të Guetta-s dhe ende nuk është publikuar në “Youtube”. Albumin mund ta dëgjoni në kanalet tjera muzikore si Spotify, Deezer, Google Play Store.

Më parë, ishte publikuar lajmi se pjesë e këtij projekti do të ishte Demi Lovato, por situata ka ndryshuar pas probleme persona të saj.

Këtë të premte është mësuar se zëri i fuqishëm i Lovato do të zëvendësohet pikërisht nga një tjetër zë potent, me këngëtaren Bebe Rexha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN