MENU
klinika

Befason këngëtarja

Bebe Rexha, një plakë shqiptare!

03.09.2018 - 18:35

Janë të shumta këngëtaret shqiptare me famë botërore, si Rita Ora, Dua Lipa apo Bebe Rexha e të tjera, por pavarësisht famës së madhe që kanë marrë gjatë viteve të fundit, ato kurrë nuk i kanë harruar rrënjët e tyre. Madje, ato kanë ardhur dhe kanë mbajtur koncerte madhështore në Kosovë apo në vendin tonë.

Një prej tyre është edhe Bebe Rexha, e cila së fundmi ka befasuar me një video të publikuar në profilin e saj të Instagramit.

Pavarësisht angazhimeve të shumta me projektet muzikore, Bebe ka gjetur kohë të aktrojë dhe të flasë në shqip.

Me anë të një video të publikuar në rrjetin e saj social, Instagram duket se ka hyrë në rolin e një të moshuare. Artistja është me origjinë nga Dibra dhe dëgjohet duke folur në dialekt.


‘Çfarë bëj në kohën time të lirë. Po, jam unë e veshur si një e moshuar dhe po flas shqip’
, shkruajti këngëtarja në videon që mori komente të shumta.