MENU
klinika

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit

Bëhuni gati, po vijnë ditët e teatrit në arTurbina

14.09.2018 - 11:52

Me sa duket surprizat e muguara në Tiranë do të rikthehen siç i ka hije vendit dhe kuvendit. Bëhet fjalë për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, për të cilin thuhet se do të jetë ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit, fill pas Festivalit të Komedisë “Koko Fest” në qytetin e Korçës.

Programi do të jetë befasues, po ti referohemi poatimit zyrtar në rrjetin social Facebook të TK, një fjali thuajse e përsëritur për të pritur apokalipsin, e, megjjthatë nisma vlen për t’u përshëndetur.

Festivali i këtij sezoni do të organizohet me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe do të zhvillohet në datat 23-30 Shtator.

Jemi të gjithë kureshtarë se cilat do të jenë trupat pjesëmarrëse dhe si do të proçedohet me çmimet, si do të ndahet ky gjykim apo se cilët do të jenë anëtarët e jurisë, nëse do të ketë gjithmonë një të këtillë ceremoni. Gjë e cila, le të themi që i ka munguar jetës artistike të kryeqytetit.

Kjo ngjarje teatrore do të zbresë në “Skenën e Re” arTurbina e cila do të hapë kështu dhe dyert e mirëpritjes për artistët dhe publikun në këtë festë të përbërë nga 14-të trupave pjesëmarrëse të të gjitha trevave shqiptare.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit