Shumë vite më parë, pikërisht në fillimin e vitit 1986, Silvio Berlusconi premtonte se do të ngjiste Milanin në majën e botës. E thënë, e bërë! Nuk u desh shumë që kjo të ndodhte, titujt vijuan radhazi në Itali e Europë.
Revolucioni i vërtetë do të niste me magjistarin Sacchi në pankinë, pa harruar investimet “me peshë” gjatë viteve, me afrime futbollistësh, që edhe sot, nëse i përmend emrin, të imponojnë respekt.
Pas 31 vjetësh, Berlusconi e shiti Milanin, ose ndryshe “krijesën e tij”, ashtu siç e ka quajtur gjithmonë. U mendua se me futbollin e kishte mbyllur. E megjithatë, kjo fjali ishte mesazhi se pasioni për topin mbetej.
Monza është ideja më e fundit dhe pasi avokatët janë vënë në lëvizje prej kohësh, tashmë mbeten vetëm firmat dhe kalimi i pronësisë me 95% të aksioneve, teksa 5% do t’i mbeten presidentit aktual, Nicola Colombo.
Jo vetëm kaq, por Berlusconi po mendon edhe për trajnerin që do të udhëheqë Monza-n: sipas shtypit italian, i përzgjedhuri pritet të jetë ish-trajneri i Milanit, Christian Bronchi.
Një tjetër emër që po mendohet, këtë herë për të fuqizuar sulmin, është ai i Alberto Gilardino-s. Projekte të mëdha dhe shumë dëshirë. Berlusconi po rikthehet në pistë, këtë herë, për një tjetër sfidë.