MENU
klinika

Ish-presidenti i Milanit

Berlusconi i rikthehet zyrtarisht futbollit

28.09.2018 - 14:05

Kishte disa që ende dyshonin, por tashmë gjithçka është zyrtare: Fininvest ka blerë përfundimisht klubin italian Monza. Pas ditësh të tëra mbushur me spekulime mediatike, erdhi konfirmimi nga drejtuesit e Monza-s dhe tashmë vjen edhe komunikata që zyrtarizon kthimin e familjes Berlusconi në futboll.

“Fininvest S.p.A. ka mbyllur blerjen e 100% të aksioneve të Shoqërisë Sportive Monza 1912. Asambleja e Ortakëve ka aprovuar Këshillin e ri Administrativ, përbërë nga Nicola Colombo (President), Paolo Berlusconi, Adriano Galliani, Roberto Mazzo e Danilo Pellegrino.

berlusconi dhe galliani

Më pas, Këshilli emëroi Adriano Galliani-n në postin e Administratorit të Deleguar të klubit”, thuhet në deklaratën për mediat. Kjo do të thotë se Silvio Berlusconi i kthehet botës së futbollit, pak kohë pasi shiti përfundimisht Milanin e dashur. Tashmë misioni i ri është ngritja e Monza-s nga Serie C deri në Serie A, që do të ishte një sukses po aq i madh sa trofetë me Milanin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN