MENU
klinika

Historia e ish kampionit të boksit

Beteja me drogën nuk fitohet vetëm

11.09.2018 - 17:23

Në rininë e tij ishte kampion i boksit në Shqipëri kishte përpara një të ardhme premtuese, por një dobësi e momentit disa vite më parë, po e bën të paguajë shtrenjtë duke rrezikuar dhe jetën e tij. Riad C., 24 vjeç, ka qenë një djalë aktiv me sported që në moshë të vogël. Në moshën 18 vjeçare, Riadi u shëndrrua në një sportist simbol për klubin e Vllaznisë në boks. Një takim me të një panjohur, në një sallë lojërash në Shkodër, u shëndrrua në miqësi, por që me kalimin e kohës do t’i shkatërronte jetën. Ai nisi në moshën 18 vjeçare të përdorte heroinën:

“E nisa që 18 vjeç dhe që atëherë më janë bërë 6 vite që unë përdor heroinën. Ai takim më rrenoi pasi sot kam humbur gjithçka. Ëndrra ime ishte të bëhesha kampion I madh në boks dhe përfundova në një njeri të droguar”.

Që nga ai takim, Riadi braktisi edhe shkollën ndërsa tentoi të punonte por pa sukses pasi i mungonte përqëndrimi:

“Braktisa shkollën e mesme me idenë se do të punoja për të siguruar para por as me punën nuk ia dola. Për të blerë heroinë fillimisht merrja para në shtëpi. Më pas kam filluar që të marr borxhe kudo dhe nuk i ktheja më paratë në shumicën e rasteve. Pas huave të marra, jam detyruar të vjedh paratë e shtëpisë ose kam shitur orenditë. Kam vjedhur edhe shtëpi të tjera sepse më duheshin paratë për të siguruar dozën e heroinës. Minimumi, më duhej një dozë që bën 30 mijë lekë të vjetra. Normalisht, një përdoruesi të rregullt i duhen të paktën dy doza në ditë. Unë kam arritur të përdor edhe 5 doza dhe më pas kam qëndruar i shtrirë për 3 ditë me rradhë sepse nuk kam qenë në gjendje që të çohem.”

Kjo vartësi ndaj drogës, bëri që njerëzit më të dashur ta braktisnin. Familja e tij, është larguar drejt Francës, kushërinjtë nuk i flasin më ndersa shokët i janë larguar. Riadi është i ndërgjegjshëm për gabimin e bërë dhe që rrezikon ta paguajë me jetë, por shpreson që të mos jetë vonë për të rikuperuar, sepse ai kërkon të rikuperojë.

“Unë momentalisht jetoj i vetëm në shtëpine time. Babai më ka vdekur para pak kohësh. Nëna me dy vëllezërit dhe motrën janë larguar në Francë dhe më kanë braktisur me të drejtë. Unë kam bërë shumë të këqija dhe ata nuk e meritojnë, ndaj kanë krejtësisht të drejtë. I kuptoj ! Me nënën dhe vellezërit e motrat nuk kam folur. Përgjigjia e tyre është që unë duhet të kthehem në rrugën e duhur. Nëse bëhëm njeri i mirë, familja do të rikthehet tek unë por Riadi i ka bërë shumë të vuajnë”. – tregon 24 vjeçari me sy të përlotur.

Riadi duket se ka gjetur forcen pas gjithë këtyre viteve dhe për fat të mirë prej 6 muajsh është shkëputur nga përdorimi i drogës. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka dalë nga shtëpia duke kaluar dhimbje të tmerrshme dhe tundimin për të marrë serish heroinë:

“Ka 6 muaj që po duroj, nuk e di as vetë si por po duroj. Doktorët më kanë vezhguar se jam larguar nga heroina por edhe ata e dinë se nuk mund të qëndroj më shumë prandaj më sugjerojnë të largohem nga Shqipëria. Atje ka kampe rehabilitimi dhe specialist por nuk kam mundësi. Së fundmi, mjeket e Shkodrës më rekomanduan një specialist rus në Kotorr dhe ai bën mrekulli me të droguarit si unë. Të largohem jashtë vendit nuk kam asnjë rrugë, askush nuk më pret por shpresën e kam në Kotorr tek qëndra e rehabilitimit. Fatkeqësisht ajo kushton shumë për mua. Më duhen 5 mijë euro që të regjistrohem dhe të marr kurat e mjekut rus”

Në fund, Riadi ka edhe një mesazh për ata të rinj, që sapo kanë nisur të përdorin drogën:

“U lutem që ta lënë sa më parë dhe t’i qëndrojnë sa më larg. Mjafton të më shohin mua se ku kam mbërritur dhe se si jam katandisur, duke humbur thuajse gjithçka. Kam shpresë vetëm 1% se gjërat do ndryshojnë dhe 99% jam totalisht i humbur sepse nuk kam asnjë përkrahje.”

Në Shkodër janë mbi 40 përdorues të rregullt ndërsa tani fatkeqësisht heroina po shpërndahet edhe në shkolla.  Riadit gjatë gjithë kësaj kohe i ka qëndruar pranë dhe po e mbeshtet gazetari Senad Nikshiqi i cili bën apel për ndihmë të gjitha institucioneve dhe bizneseve:

“Riadi ishte kampion në ring dhe tani po tënton të bëhet kampion në jetë. Besoj se do ta fitojë edhe përballjen më kundërshtarin më të fortë në botë, drogën, por I duhet pak ndihma jonë. Sot është i bindur që të rikthehet në një njeri normal dhe mbi të gjithë të rifitojë serish familjen e tij. Me 6 tetor bashkë me Riadin, do të shkojmë në Kotorr të Malit të Zi, atje ku na pret doktor Mikhail Zobin, mjeku nga Rusia që bën mrekullinë. Terapia që bën doktor Zobin, e njohur në të gjithe europen e boten, i jep fund receptorëve në trurin e njeriut që kërkojnë heroinën. Atje kanë gjetur zgjidhje përfundimtare përdorues me nga 25 apo 30 vite dhe sot gëzojnë shëndet të plotë dhe një jetë normale. Kjo ndërhyrje bashkë me shpenzimet totale shkon rreth 5 mijë euro. Riadi e ka marrë vendimin e tij por tashmë ka nevojë për mbështetjen tonë. Kam besimin se me shpirtin e madh të shkodranëve, shqiptarëve dhe jo vetëm do të arrijmë që para 6 tetorit të kemi të gatshme ato 5 mije euro për t’i dhënë një jetë të dytë Riadit. Mund të kontaktoni në numërin tim të celularit 0674395639 (telefonata, sms, whatsapp, viber). Çdo faturë do të jëtë transparente. Ju lutem na ndihmoni !”

 

Përgatiti: K.Zh.