MENU
klinika

Ndikimi i saj tek Anglia dhe anglezët

Britania përmes librave të Agatha Christie

18.09.2018 - 11:39

Për shumë njerëz, Agatha Christie është një përfaqësuese po aq e denjë e Anglisë, sa është dhe Pimmi (pije tradicionale angleze) në Wimbledon. Por, si romanciera me shitjet më të larta në histori, reputacioni i saj shkon shumë më larg se Mbretëria e Bashkuar.

Punimet e saj janë gjykuar si të lehta për t’u lexuar dhe njihet si autorja e preferuar e njerëzve që duan të mësojnë anglisht. Christie është gjithashtu, shkrimtarja me më shumë përkthime në botë – kështu që nëse shumë njerëz janë duke mësuar gjuhën angleze nëpërmjet Christie, ata janë duke mësuar edhe për popullin anglez nëpërmjet saj. Kjo është e qartë, për shembull, në librin Collins English Readers të Christie, shënimet kulturore të të cilit shpjegojnë tema sociale të tilla: si jeta e fshatit anglez; dhe thënia e saj e famshme “S’ka tym pa zjarr”.

Për Catherine Brobeck, Christie nuk ishte vetëm autorja e parë që e lexonte shumë, por ekspozimi i saj i parë ndaj kulturës angleze. “Natyrisht Christie ndikon në idenë tuaj për Anglinë dhe anglezët”, thotë ajo.

Nga pikëpamja artistike veprat e saj janë të mrekullueshëm. Ashtu si me veprat  klasike të krimit, personazhet e saj shkojnë deri në karikatura të arrira. Në të vërtetë, jo çdo fshat britanik ka një kolonel të ashpër, një avokat të frikësuar apo një mjek të bukur. Dhe sigurisht që fshatrat angleze nuk janë të mbushura të gjitha me kriminelë. Tregimet e saj janë të rënda, pa shumë kënaqësi të kota për personazhet e saj, madje në tregimet e Christie-t nuk ka ka as bare.

 

Kritikët shohin sheh diçka veçanërisht angleze rreth mënyrës se si Christie tregon, ose se çfarë ajo përçon nëpërmet karaktereve të saj. Ajo përdor stil të zhveshur, shpesh bën humor me çdo situatë. Në një nga tregimet e saj, për shembull, ajo shkruan për një grua angleze që ka emigruar jashtë vendit:

“Ndryshe nga shumica e njerëzve anglezë, ajo ishte e aftë të fliste me të huajt thjesht duke i parë në sy, në vend që të lejonte të kalonin katër ditë apo një javë përpara se të bënte një veprim që do të tregonte afrimitet, ashtu siç rëndomë të gjithë anglezët bëjnë”.

Lufta e Klasave

Në fakt, mënyra se si janë trajtuar klasat e shoqërisë angleze janë një nga gjërat më të çmuara që mund të trashëgohet nga veprat e Christie-t. Madje këndveshtrimet e shkrimatares mbeten aktuale edhe disa dekada pas vdekjes së Christie. Nga revista e meshkujve, “Shortlist” e deri tek thuajse çdo gazetë britanike, vendosnin të famshmit përballë njëri-tjetrit në faqen e zakonshme ‘Lufta e Klasës së Mesme’, vetëm e vetëm për të vënë në provë se sa lexues i përkasin shtresës së lartë, një fiksim ironik i anglezëve që vazhdon dhe në ditët tona.

Ndërsa personazhet e Christie janë kryesisht të klasës së mesme, ajo shkruante zakonisht për njerëzit e zakonshëm, për hallet e përditshme gjë që e bëri kaq të pëlqyer jo vetëm në Britani, por në mbarë botën. Në librin “Clocks”, një shërbëtor i ngazëllyer i tregon se dhoma më e rëndësishme e shtëpisë për të, nuk ishte dhoma ku pronari bënte pikturat, por dhoma e ngrënies.

Një kritik i famshëm si Morgan thotë, “Disa nga gjërat që Agatha Christie ka identifikuar në kohë me veprat e saj janë të pranishme në çdo shoqëri.” Rrethanat dhe ngjarjet mund të jenë të specifike, por personazhet me vlerat dhe të metat e tyre  mbeten universalë. Megjithatë, jo vetëm fakti se Agatha Christie shkroi për anglezët e thjeshtë e bëri të pavdekshme, por ishte gjithashtu trajtimi që ajo i bënte deri në detaje natyrës njerëzore dhe se si njeriu përshtatej në shoqëri.