Një 15-vjeçarje nga Bulqiza vijon të jetë ende e zhdukur prej 5 ditësh tashmë, ndërsa policia ka arrestuar personin e 4.
Ky i fundit dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë rrëmbyër atë nga familja dhe kanë kërcënuar me armë nënën e saj të tërheqë kallzimin që kishte bërë për ngjarjen.
Ndërkohë që Policia e Bulqizës thotë se “ka ndaluar shtetasin Edison Dangri, 21 vjeç nga Bulqiza, i cili në bashkëpunim me shtetasin F.T(i shpallur në kërkim), janë futur në banesën e shtetases H.K, ku dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë kanosur familjarët që ndodhedhin në banesë dhe më pas janë larguar së bashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe”.
Ndërkohë më herët, në datën 7 shtator, policia arrestoi tre persona, Dorjan Totraku, 29 vjeç, Izmir Gjetani, 24 vjeç dhe Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë.
Po ashtu janë shpallur në kërkim: 30-vjeçari me iniciale F.T, i dënuar më herët për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërkaq, mësohet se 30-vjeçari F.T dhe personi i arrestuar sot, Edison Dangri hynë në banesë dhe rrëmbyen vajzë, ndërsa personat e tjerë kërcënuan gruan që të tërhiqte denoncimin.
Vajza e humbur dyshohet se kishte lidhje intime me F.T-Gruaja sipas policisë ka deklaruar se vajza e saj e mitur kishte një lidhje intime me 30-vjeçarin që e rrëmbeu dhe i kërcënoi familjarët që të mos bënim denoncim në polici.
Gruaja kishte denoncuar se dy shtetasit në kërkim i kishin shkuar në shtëpi me armë zjarri dhe i kishin kërcënuar, ndërsa u larguan bashkë me vajzën 15-vjeçare të familjes.
Policia thotë se po punohet intensivisht për gjetjen e adoleshentes, si dhe për kapjen e personit të pestë, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.