MENU
klinika

Vizita në Maqedoni

Bushati apel Maqedonisë: Mbështesni referendumin

13.09.2018 - 16:24

Kanë mbetur edhe pak ditë, larg referendumit të shtetit maqedonas, i cili duhet të vendosë për emrin e tij.

Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka qenë në Maqedoni për një vizitë ku ka takuar dhe homologun e tij maqedonas, Nikola Dimitrov.

Gjatë bisedimeve, Bushati ka theksuar mbështetjen e shtetit shqipar kundrejt Maqedonisë dhe projekteve të saj.

Lidhur me bashkëjetesën etnike, ministri shqiptar ka përmendur faktin se po pret vënien në zbatim të ligjit të gjuhëve në Maqedoni, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm dhe vendimtar.

Biseda midis dy ministrave është shtrirë dhe përtej, dy vendeve duke diskutuar dhe për situatën e krijuar midis Kosovës dhe Serbisë, lidhur me çështjen e korrigjimit të kufirit.

Veç takimit me ministrin e Jashtëm maqedonas, Bushati ka takuar dhe kryeparlamentarin, Talat Xhaferri, si dhe zv.kryeministrin, Bujar Osmani.

Gjatë kësaj vizite Bushati, bëri thirrje kundrejt qyetarëve maqedonas, por edhe atyre shqiptarë, lidhur me referendumin, që të votojnë pro tij duke e vlerësuar si një marrëveshje me “rëndësi të madhe për stabilitetin demokratik në rajonin tonë dhe perspektivën tonë të përbashkët euroatlantike”.

Bashkëpunimi operacional në procesin “screening”, është diçka që do të bashkojë më tepër vendet, sikurse, viti 2019 u konsiderua midis Bushatit dhe Osmani, tashmë si një horizont i qartë .