MENU
klinika

Detajet

Bushati takon Netanyahun: Bashkëpunim për sigurinë në rajon

03.09.2018 - 11:17

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka takuar kryeministrin, si dhe njëherësh ministrin e Jashtëm të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Gjatë këtij takimi ata diskutuan çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, zhvillimet në fushën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Ballkanit, lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja kibernetike.

Ministri Bushati e njohu kryeministrin Netanyahu me zhvillimet në rajon dhe me rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti.

Ndërsa, Kryeministri Netanyahu vlerësoi qasjen e Shqipërisë ndaj sfidave të sigurisë në rajon dhe më tej, si dhe shprehu interesin e Izraelit për të forcuar më tej bashkëpunimin në këtë fushë.

Ministri Bushati dhe Kryeministri Netanyahu diskutuan gjithashtu për mundësinë e bashkëpunimit në fusha me interes reciprok si inovacioni, ekonomia, arsimi, kultura.

Gjatë vizitës së tij në Izrael, Ministri Bushati do të zhvillojë disa takime bilaterale, si me Ministrin e Mbrojtjes, Ministrin për Bashkëpunimin Rajonal, Lideren e opozitës, Drejtuesit e Komitetit Amerikano-Hebre dhe Kongresit Botëror të Hebrenjve.

M.H