MENU
klinika

Një konflikt ende i pazgjidhur

Çfarë i pengon marrëdhëniet Indi-Pakistan?

15.09.2018 - 11:06

Kur Imrah Khan u bë kryeministër i Pakistamit, u rritën prirshmëritë se ndoshta konflikti me Indinë lidhur me kufirin e Kartapurit mund të merrte fund.

Por Nju Delhi dhe Islamabadi përsëri e kanë të vështirë. Por duket se asnje nga vendet nuk  duan që të bejnë hapin e parë.

Hapja e kufirit në Kartarpur është e rëndësishme për pelegrinët indianë pasi do t’u lejojë atyre të vizitojnë Gurudwara Darbar Sahib në Pakistan.

Kartarpur

Khan kishte folur më herët për të ndëmarrë dy hapa lidhur me këtë çështje dhe reagimi i Nju Delhi ishte i përzemërt, duke parë shpresë për marrëdhënie më të mira.

Në një intervistë të fundit me TOI, ministri i mbrojtjes Nirmala Sitharaman, përsëriti se India pret që marrëdhëniet me Pakistanin të përmirësohen.

Ministri pakistanez Fawad Chaudhry kishte njoftuar më parë këtë muaj se Pakistani do të hapte kufirin dhe do të lejonte udhëtimin pa viza për pelegrinët indianë. Burime zyrtare thanë se ata ishin ende në pritje për ta dëgjuar këtë zyrtarisht nga qeveria pakistaneze.

“Ne nuk mund të nisemi thjesht nga deklarata në media dhe t’u përgjigjemi një oferte që nuk është bërë me të vërtetë”, tha një burim i sigurt lidhur me këtë çështje.

kolana e librave

Hapja e kufirit do të ishte përpjekja më e mirë ndonjëherë për të përmirësuar marrëdhëniet mes të dyja palëve që nga takimi i Kryeministrit Narendra Modi me homologun e tij të atëhershëm, Nawaz Sharif në 2015, për të dhënë një shtysë për turizmin fetar.

Indi-Pakistan

Ekziston një lloj pasigurie pë këto lloje takimesh, si ai që Ministrja e Jashtme indiane, Sushma Swaraj do të ketë me homologun e saj Shah Mehmood Qureshi më vonë këtë muaj.

Të dy vendet përballen me të njëjtin problem lidhur me Kartarpurin, pasi asnjë palë me sa duket nuk dëshiron të propozojë e para idenë e hapjes së kufirit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit tha të enjten se Pakistani ishte në pritje për të dëgjuar nga India se si do të vazhdonte më tej çështjen e dialogut.

Ministri pakistanez Punjab Navjot Singh Sidhu, i kishte shkruar ministres së jashtme indiane Sushma Swaraj, më parë këtë javë duke i thënë se India duhet të ndërmerrte “një hap pozitiv në këtë çështje shumë delikate”.

Pakistani gjithashtu duket të jetë i vëmendshëm ndaj deklaratës së përbashkët të Indisë dhe SHBA-së edhe pse nuk është e qartë nëse do të ketë ndonjë ndikim në çështjen Kartarpur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A do të zëvendësojë Kina SHBA-në?

SHBA-Pakistan po “ndahen” përfundimisht?