MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 10 shtator?

10.09.2018 - 07:55

1897– Një shofer taksie 25-vjeçar nga Londra i quajtur George Smith u bë personi i parë i në botë arrestuar për ngarje makine në gjendje të dehur pasi përplasi taksinë e tij në një godinë. Smith më vonë deklarohet fajtor dhe u gjobit me 25 paund.

1924 – Kryeministri shqiptar Fan Noli i drejtohet Asamblesë së pestë të Lidhjes së Kombeve me një fjalim ku kërkon hua financiare dhe ndihma ekonomike për rimëkëmbjen vendit. Por kërkesa e Nolit nuk u pranua.

1946 – Ndërsa po udhëtonte me tren në Darjeeling të Indisë, murgesha e re dëgjoi thirrjen: “Ik nga manastiri, shko jeto mes të varfërve t’i ndihmosh ata!” Murgesha do të bëhej e njohur si Nënë Tereza. Thirrja ishte e Zotit.

1956 – Një grup prej 60 barinjsh nga Shqipëria, me rreth 1 mijë bagëti, kalon kufirin dhe kërko strehim politik në Greqi. Barinjtë u thane autoriteteve greke se e kaluan kufirin pasi kishin “neutralizuar” rojet e postës kufitare. Ata u lejuan të ngrinin kampin e tyre në një fushë pranë Konicës.

1960 – Në Lojrat Olimpike në Romë, Abebe Bikila bëhet i pari afrikan nga nën-Sahara që merr medalje të artë. Ai fitoi Maratonën duke vrapuar zbathur gjatë gjithë garës.

1967Populli i Gjibraltarit votoi të mbetej nën varësinë britanike duke refuzuar të bëhej pjesë e Spanjës.

1977Hamida Djandoubi, i dënuar për torturë dhe vrasje, është personi i fundit që ekzekutohet me gijotinë në Francë.

2002Zvicra, vend tradicionalisht neutral, bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

2003Anna Lindh, ministre e Jashtme e Suedisë, qëllohet me thikë ndërsa ishte duke bërë pazarin. Ajo vdiq të nesërmen.

2008Eksperimenti më i madh shkencor në histori, LHC (Large Hadron Collider) fillon në laboratorin CERN afër Gjenevës, Zvicër.

Nëpermjet këtij eksperimenti, fizikantët po përpiqen të provojnë disa prej teorive mbi materien dhe prejardhjen e universit.

2011 – Kombet e Bashkuara shpallin Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjeve. Sipas të dhënave, 1 milion njerëz vdesin çdo vit nga vetëvrasjet, që është baraz me 1 vdekje çdo 40 sekonda ose 3 mijë vdekje çdo ditë.

2012 – Grupi Drejtues Ndërkombëtar i jep fund zyrtarisht mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, duke i dhënë vendit sovranitet të plotë – hapi më i rëndësishëm që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët