MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 17 shtator?

17.09.2018 - 08:04

1630 – U themelua qyteti Boston, Massachusetts, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

17 shtator 1631 – Suedia arrin fitore të madhe ndaj Perandorisë së Shenjtë Romake, gjatë luftës 30-vjeçare.

17 shtator 1787 – Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara u nënshkrua nga delegatë të 12 shteteve në Konventën në Filadelfia të Pensilvanisë. Kushtetuta amerikane është Kushtetuta më e vjetër në botë ende në veprim.

17 shtator 1884 – Një gjykatës në Okland të Kalifornisë vendos një rekord te ri, duke zgjidhur 13 çështje kriminale brenda 6 minutave.

17 shtator 1934 – Shqipëria dhe Bashkimi Sovjetik shkëmbejnë nota diplomatike dhe vendosin lidhje në nivel konsullor. Mbreti Zog e pa këtë kontakt të ri me Moskën si hapje të mundshme të një rruge për të dalë nga vështirësitë financiare, tani që marrëdhëniet me Italinë ishin tensionuar dhe marrja e ndonjë huaje nga Roma dukej e pashpresë. Ky hap i Mbretit Zog, pa dashje, do t’i hapte udhën edhe shtimit te hyrjes së literaturës komuniste në vend.

17 shtator 1983 – Vanessa Williams, Mis Nju-Jorku, u kurorëzua Mis Amerika. Williams ishte gruaja e parë zezake në historinë 62-vjeçare të konkursit Mis Amerika që fitonte këtë titull.

17 shtator 1991 – Koreja e Veriut, Koreja e Jugut, Estonia, Latvia, Lituania, Ishujt Marshallë dhe Mikronezia, iu bashkëngjitën Kombeve të bashkuara.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët