MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 5 shtator?

05.09.2018 - 08:27

793 – Kuvendi i dalë nga Revolucioni Francez – i cili rrëzoi monarkinë – shënon fillimin e mbretërimit të terrorit. Me Robespierrin në krye të Komitetit për Sigurim Publik, më shumë se 300 mijë vetë u arrestuan dhe 17 mijë të tjerë u ekzekutuan brenda disa muajve. Kjo ngjarje përshkruhet përgjithësisht në librin “93” – romani i fundit i shkrimtarit Viktor Hugo – botuar në vitin 1874, menjëherë pas trazirave të përgjakshme të Komunës së Parisit.

1840 – Opera Un Giorno di Reigno e Verdit u shfaq për herë të parë në La Scala të Milanos.

1945 – Një nëpunës i ambasadës sovjetike në Kanada kërkon strehim politik. Ai u tregoi autoriteteve kanadeze ekzistencën e një rrjeti të gjerë spiunazhi sovjetik në Amerikën e Veriut, duke sinjalizuar fillimin e Luftës së Ftohtë.

1958 – Romani “Doktor Zhivago” i shkrimtarit dhe poetit rus Boris Pasternak – libër i ndaluar në Bashkimin Sovjetik – doli në shitje në libraritë e Nju Jorkut. Në tetor të po atij viti, Pasternak u nderua me çmimin Nobel për letërsi. Ai shpresonte për të shkuar në Stokholm dhe për të marrë Çmimin Nobel, por autoritetet sovjetike nuk e lejuan. Kritikët thonë se Pasternak hapi rrugën për një seri botimesh kundër regjimit sovjetik dhe jashtë formave të realizmit socialit, të cilat u kurorëzuan me romanin e bujshëm Archipelagu Gulag, për të cilin disidentit Aleksandër Solzhenitsyn iu dha edhe çmimi Nobel në vitin 1970.

1960 – Boksieri Muhammad Ali (atëherë Cassius Clay) fitoi medaljen e artë në peshën e lehtë në Lojrave Olimpike të Romës.

1972 – Një grup terrorist palestinez i quajtur “Shtator i zi” morri peng 11 atletë të Izraelit në Lojërat Olimpike të Mynihut. Dy atletë u vranë gjatë sulmit dhe 9 të tjerët u vranë të nesërmen. Mendohet se terroristët u ndihmuan logjistikisht nga neo-nazistët gjermanë.

Si pasojë e vrasjeve në Lojrat Olimpike, të vitit 1972, qeveria izraelite, e drejtuar nga Golda Meir, rekrutoi një grup agjentësh, Mossad, për të gjetur dhe vrarë vrasësit e “Shtatorit të Zi”. Filmi i Stephen Spielberg, Munih, është bazuar në këto ngjarje.

1996 – Uragani Fran godet brigjet e Karolinës së Veriut duke shkaktuar vdekjen e 27 personave dhe dëme me vlerë mbi 3 miliardë dollarë. Për shkak të dëmeve të shumta, “Fran” u hoq nga lista e emrave të uraganëve të ardhshëm.

1997 – Vdes në Kalkuta të Indisë në moshën 87-vjeçare murgesha katolike shqiptare Nënë Tereza, fituese e çmimit Nobel për Paqe dhe tashmë edhe shenjtore.

Përpjekjet e palodhura të Nënë Terezës, në interes të paqes botërore, i sollën asaj një numër të rëndësishëm vlerësimesh humanitare, duke përfshirë Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979. Ajo shprehej se këto shpërblime do të kishin vlerë vetëm nëse ato e mundësonin atë të ndihmonte nevojtarët e botës. “Të lutemi bashke dhe të qëndrojmë bashkë, dhe nëse qëndrojmë bashkë, ne do të duam njëri tjetrin si vetë Zoti iu do juve,” thoshte Nënë Tereza.

Murgesha e vogël me zemrën e madhe punoi pa u lodhur deri në fund, pavarësisht sëmundjes në vitet e fundit. Mesazhi i dashurisë dhe i shpresës i Nënë Terezës u përhap në miliona njerëz. Ai është një mesazh që ajo u lut të mos mbaronte, kur ajo të mos ishte më në këtë jetë.