MENU
klinika

Facebook-Mania

Çfarë kemi humbur këtë javë nga facebook

09.09.2018 - 13:28

Ardian Vehbiu

Shoh këto ditë intervista shkrimtarësh në media dhe portale, ku i detyrojnë të përmendin autorët dhe librat e tyre të preferuar. Asnjë prej tyre nuk ka përmendur deri më tash veten.

Albert Sheqi

Gazetarët në vendin tonë kanë qenë dhe janë të lirë. Ata mund të zgjedhin lirisht të shkruajnë çfarë i urdhëron ose njëra palë ose pala tjetër. Ç’dreqin duan më?

Briken Fejzullai

Më shumë korsi, se në Pekin… më pak çiklistë, se në Shkodër.

Berat Buzhala

Mjaft xhelozina, mjaft xhelozina – bejbi po me dukesh si Ana Karenina.

Leo Tolstoy rrotullohet ne varr pas ketyre vargjeve te nje kënge shqip.

Dritan Hila

Mos harroni se luanit nuk i prishet gjumi nga opinioni i deleve.

Red Varaku
Kur mori vesh që libri të bën të zgjuar, e kullufiti atë me gjithë kapak!

Edison Ypi

Rrenat e budallenjve janë më interesante se të vërtetat e të squtve.

Ardit Rada

Dy njerëz u grindën për fjalën,
Fjala rron akoma.

Njerëzit jo!