MENU
klinika

Almanak

Çfarë ndodhi më 23 shtator?

23.09.2018 - 08:23

1642 – Në Kembrixh të kolonisë Masaçusets përurohet universiteti Harvard, një nga shkollat e larta më me ndikim në histori dhe pasuri.

Universiteti u quajt Harvard për nder të klerikut John Harvard, një anglez që kishte emigrar në Amerikë dhe kur vdiq, pasurinë ia la kolonisë Masaçusets me porosinë që të përdorej për nxitjen e arsimit. Harvard është institucioni më i vjetër i arsimit të lartë në Amerikë. Universiteti i Harvardit ka Bibliotekën më e madhe akademike në Shtetet e Bashkuara, dhe një nga më të madhen në botë.

Tetë presidentë amerikanë janë diplomuar nga ky universitet; dhe 144 laureatë të çmimit Nobel kanë qenë studentë ose profesorë të kësaj shkolle. Nga Harvardi gjithashtu kanë dalë rreth 62 miliarderë, shumica amerikanë. I vendosur rreth 5 km në veriperëndim të Bostonit, Unversiteti i Harvardit fillojë të terheqë edhe vemendjen e shqiptarëve emigrantë të përqëndruar me shumicë në atë zonë. Fan Noli mbërriti ne Boston në viti 1906; më 1908 filloi studimet në Harvard; dhe në vitin 1912 u diplomua (gradën Baçelor).

Rreth atyre viteve studime në universitetin e Harvardit ndoqën edhe Faik Koncia, Kosta Çekrezi, Kristo Dako, Koço Tashko etj. Në atë kohë, shqiptarët në universitetet amerikane e veçanërisht në Harvard ishin të rrallë. Por kohët kanë ndryshuar dhe sot studentë shqiptarë mund të gjenden kudo në Universitete amerikane, përfshi Harvardin, ku ata kanë edhe shoqatat e tyre.

konica
konica

1806 – Përfundon ekspedita Lewis dhe Klark.

Dy eksploruesit u kthyen triumfalisht në Saint Luis pas një udhëtimi tre-vjeçar në territorin që shtrihej midis lumit Mizuri dhe Oqeanit Paqësor – një sipërfaqe prej 1 milion e 300 mijë km2 e territorit të Louisianës, që Shtetet e Bashkuara kishin blerë prej Francës më 1803.

1846 – Planeti Neptun u vëzhgua për herë të parë nga astronomi gjerman Johann Gottfried Galle.

Edhe pse planeti është rreth 30 herë më larg nga Dielli sesa Toka, Galle arriti t’a dallojë atë. Më parë, Galle kishte studiuar unazat e Saturnit dhe sugjeroi një metodë të re për të matur shkallën e sistemit diellor duke respektuar ndryshimin e drejtimit të asteroidëve. Planeti i ri, një gjigand prej gazi, u quajt Neptun, sipas emrit të perendisë romake të detrave. Neptuni është planeti i tetë dhe më i largti i sistemit tonë diellor

1862. Shkrimtari rus, konti Leo Tolstoi, 34 vjeç, martohet me 17 vjeçaren Sofie Andrejevna Behr.

Gjate 17 vjeteve te ardhshme ata patën 13 femijë. Tolstoi vdiq në vitin 1910, duke lënë pas më shumë se 100 vepra letrare e filozofike. Familja Tolstoi la Rusinë në periudhën e Revolucionit Rus, 1918, dhe pasardhësit e shkrimtarit të madh sot jetojnë në Suedi, Gjermani, Britani, Francë dhe Shtetet e Bashkuara – përfshi këngëtaren e njohur suedeze të muzikës xhaz, Viktoria Tolstoi.

1869 – Vdiq në Jena të Gjermanisë diplomati Johann Georg von Hahn, ekspert i gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare.

Hahn lindi në Frankfurt mbi Main. Në vitin 1847, ai u emërua konsulli austriak në Janinë dhe pastaj konsull i përgjithshëm në Athinë. Hahn kondiderohet si themelues i studimeve shqiptare. Me të dhënat gjuhësore e kulturore me burim shqiptar të grumbulluara prej tij, ky filolog i huaj demonstroi se shqipja i përket familjes indo-evropiane të gjuhëve.

1913 – Shqiptaret në Maqedoninë perëndimore kundërshtojnë me armë vendimin e komisionit të posaçem nderkombetar te kufijve qe i la ata jashte shtetit shqiptar.

Në këtë kundërshtim bashkohen edhe forca nën udheheqjen e Isa Boletinit, ministër i luftës në qeverinë e Ismail Qemalit. Kryengritesit marrin kontrollin e qyteteve Gostivar, Strugë e Ohër, krahas Kerçovës, Gjakovës dhe Peshkopisë, duke zmbrapsur trupat serbe. Gjithashtu Prizreni u sulmua, ndërsa luftime kishin shpërthyer për rreth Tuzit dhe Gucisë. Si rrjedhim, ushtria serbe, e përqëndruar në Dibrën e madhe, u mobilizua, dhe nën preteksin e ndjekjes së kryengritesve fillon marshimin drejt bregdetit Adriatik për në Durres, duke i shtyrë shqiptarët shumë brenda përtej kufijve të 1913-s.

1939 – Sigmund Freud, themeluesi i psikoanalizës, vdiq në Londër.

Ai kishte ikur nga Viena pak pasi trupat naziste hynë në Austri më 1938, ndërsa katër motrat e tij qëndruan në Vienë. Ato vdiqën a u vranë në kampet naziste të përqëndrimit. Ana Frojd, më e vogla nga gjashtë fëmijët e tij, u bë një psikoanaliste e njohur. Frojdi doli i pari me idenë se mendja është e ndarë në tri pjesë: Id, Ego dhe Superego. Sipas Frojdit, Uni ose Ego është vija e parë e mbrojtjes së vetes nga tjetri, duke u përpjekur të balancojë dy ekstremet, Id dhe Superego.