MENU
klinika

Një projekt i përbashkët

Çfarë planesh po ‘thurin’ Kina, Pakistani dhe Arabia Saudite?

21.09.2018 - 09:44

Pakistani ka ftuar Arabinë Saudite që të investojë në korridorin e infrastrukturës së financuar nga Pekini, shumë miliardë dollarësh që po ndërtohet në Pakistan, tha të enjten ministri i saj i informacionit, lidhur me rritjen e niveleve të borxhit të vendit.

Korridori Ekonomik Kina-Pakistani (CPECNSE) është një plan ambicioz për të ndërtuar lidhje energjetike dhe transportuese mes rajonit perëndimor kinez të Xinjiangit me Detin Arabik nëpërmjet Pakistanit, si pjesë e projektit të Brezit dhe Rrugës së Pekinit.

Por paqartësia e financimit të projektit ka sjellë shqetësime ndërsa Pakistani përballet me një krizë, duke përfshirë frikën rreth aftësisë së vendit për të shlyer kreditë kineze.

Analistët thonë se qeveria e re e kryeministrit Imran Khan do të duhet të ndërmarrë veprime urgjente, potencialisht duke kërkuar një paketë shpëtimi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Arabia Saudite është vendi i parë që ne kemi ftuar për t’u bashkuar me CPEC si partner i tretë”, tha ministri i Informacionit Fawad Chaudhry, gazetarëve në Islamabad pas udhëtimit në mbretërinë e pasur me naftë.

Ai tha se një delegacion saudit, duke përfshirë ministrat e financave dhe të energjisë, do të vizitojë Pakistanin në javën e parë të tetorit për të hedhur themelet për “bashkëpunimin e madh financiar” mes dy vendeve.

kolana e librave

Ai nuk dha detaje të mëtejshme për “partneritetin” e ri, por tha se Arabia Saudite do të kishte investime direkte në projektet kryesore sipas planit.

“Pra, tani në KZAK, partneri ynë i tretë strategjik dhe partner ekonomik do të jetë Arabia Saudite dhe ne besojmë se do të ketë investime të mëdha nga Arabia Saudite në Pakistan”, tha ai.

Iniciativa masive e “Brezit dhe Rrugës” të Kinës kërkon të ringjallë rrugët e lashta tregtare përmes një rrjeti masiv hekurudhor dhe detar nëpërmjet $ 1 trilion në investime në Europë e Afrikë.

Pakistani ka marrë shpesh ndihma nga FMN në mënyrë të përsëritur që nga fundi i viteve 1980. Hera e fundit ishte në vitin 2013, kur Islamabad mori një hua prej 6.6 miliardë dollarësh për të trajtuar një krizë të ngjashme.

Analistët kanë thënë këtë herë se qeveria e re do të duhet të veprojë shpejt pasi vendi do të jetë në prag të një krize të re që mund të kërcënojë monedhën dhe aftësinë për të shlyer borxhet ose për të paguar importet.

Deficiti buxhetor i tij është rritur vazhdimisht gjatë pesë viteve të fundit, nga katër për qind në 10 për qind të PBB-së. Si rezultat, rezervat valutore të saj kanë rënë në rreth 10.3 miliardë dollarë. Monedha është zhvlerësuar katër herë që nga dhjetori, duke nxitur inflacionin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A do të zëvendësojë Kina SHBA-në?

SHBA-Pakistan po “ndahen” përfundimisht?

Një konflikt ende i pazgjidhur

Çfarë i pengon marrëdhëniet Indi-Pakistan?